• |
ide | kryesore

Fituesi i Tripletës me Inter, i futet politikës: nga futbolli në Parlament për dy vjet

Sport



Nga fusha në politikë. Në moshën 32 vjecare McDonald Mariga, ish-mesfushori kenian i Inter, Parma e Latina, që ka lënë futbollin prej një viti e gjysëm, ka vendosur të kandidojë për një vend në Parlament në Kenia. Do ta bëjë për partinë Jubilee, me bekimin e zëvendëspresidentit Ëilliam Ruto. Mariga synon vendin e mbetur bosh, pas vdekjes për shkak të një tumori të deputetit Ken Okoth.

McDonald Mariga Ëanyama ka përjetuar tek Inter momentin më të lartë si futbollist. Në vecanti në sezonin 2009-10 , atë të Tripletës nën urdhërat e José Mourinho. U ble nga Moratti në janar 2010. Pak minuta në Champions të ëndërrve, por të gjitha shumë të rënda, në vecanti ato pesë në Londër kundër Chelsea (kthimi i 1/8 të finaleve) e katër plus rikuperimi në Barcellona (kthimi i gjysëmfinales historike kundër Messi e të tjerëve). Me kualifikimin në lojë, pikërisht në ato minuta Mourinho besoi në forcën fizike dhe inteligjencën taktike të Mariga në atë kohë vetëm 23 vjec.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *