• |
ide | kryesore

Heroi kombëtar i Uruguajit: Tabarez vendos rekordin absolut

Sport



Me atë emër të dytë, Washington, nuk mund të shndërrohej veçse në heroin kombëtar, udhëheqësin e futbollit të Uruguajit, por mbi të gjitha një shembull dinjiteti për të gjithë botën. Veçanërisht që nga viti 2016, Oscar Washington Tabarez, trajneri i Celeste, është duke luftuar me një kundërshtar të egër, një neuropati kronike, sindromën Guillain Barre, që sulmon sistemin nervor periferik duke kufizuar lëvizshmërinë, por jo krenarinë. Dhe në këto kushte paterica shndërrohet në një shoqëruese të përhershme.

200 ndeshje si trajner i Uruguajit, askush nuk është si Oscar Tabarez. Me barazimin 1-1 të arritur me Perunë, Maestro u bë “dyqindvjeçar”, duke u shkëputur edhe më shumë nga figurat e tjera mitike: Herberger 167 ndeshje të ndara mes Gjermanisë dhe Gjermanisë Perëndimore, Olsen 160 me Danimarkën, Meisl 155 me Austrinë

Një shifër e jashtëzakonshme, një aventurë unike ajo me Uruguajin, mes “aperitivit” të vitit 1988 dhe 1990 dhe pjatës kryesore nga 2006 e deri më sot. Një Kupë Amerike në 2011, vendi i katërt në Botërorin e Afrikës së Jugut me 97 ndeshje të fituara për thuajse 5000 ditë mbretërim. Në anët e Montevideo nëse thua Celeste mendja të shkon te Tabarez, simboli i vërtetë i “Garra Charrua”, që personifikon kurajon dhe këmbënguljen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *