• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston thyen rekordin e instagramit

Paparazzi, Slider



Jennifer Aniston hapi një profil personal në Instagram të martën në mëngjes. Dhe nëse kaq s’mjaftonte, fotoja e parë ishte një selfie me gjithë aktorët e “Friends”: Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Thuajse menjëherë, prezenca e Aniston në Instagram u pasua me pafund ndjekës, pëlqime dhe komente që shkaktuan probleme teknike. Disa përdorues nuk mund ta ndiqnin Aniston si rrjedhim i këtyre problemeve.

Gjithçka është zgjidhur tashmë, por diçka u thye përgjithmonë. Guinness World Records raportuan se Aniston theu rekordin për llogarinë në Instagram që arriti një milion ndjekës në kohën më të shkurtër. Aniston i mblodhi aq fansa për pesë orë e 16 minuta.

Ky rekord më parë mbahej nga profil zyrtar në Instagram i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle. Ata arritën një milion ndjekës në prill, për pesë orë e 45 minuta.

Para atyre, rekordin e mbante ylli i K-pop, Kang Daniel, që ia doli për 11 orë e 36 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *