• |
ide | kryesore

Kapet 51 kg kanabis në Shkodër, trafikantët ia mbathin, Policia: Ishte terren i vështirë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



51 kg lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa” dhe një sasi fishekësh luftarakë, u sekuestruan sot në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Pult”.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetasit me iniciale K.L., 27 vjeç dhe M.L., 24 vjeç, të cilët kanë mundur të largohen për shkak të terrenit të vështirë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pult”.

Sekuestrohen 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Shpallen në kërkim dy persona, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largohen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=P-PC0-qnyO8



1 Comment

  1. I kane lene te ikin dhe i kane marre drogen, per ta derguar ne k/ ministri dhe aty i gjejne vendin, babloket hajdute e trafikante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *