• |
ide | kryesore

Kërkoi favore seksuale nga nëna e divorcuar, gjyqtari dënohet me 3 vite burg

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, pasi kërkoi favore seksuale nga një nënë e divorcuar kundrejt zgjidhjes së një çështjeje.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, vitet e dënimit u reduktuan nga 4.5 në 3. Po kështu, Hysit i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari, akuzohej për korrupsion, pasi u  përfshi në një skandal disa muaj më parë pas një denoncimi në një emision ivestigativ, ku kërkonte të merrte 500 euro dhe favore seksuale nga një grua që pas divorcit kërkonte të merrte kujdestarinë e vajzës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *