• |
ide | kryesore

Kovac i kërkon falje Müller: “Nuk jam shpjeguar mirë, gabova”

Sport



Zënkat mes futbollistëve dhe trajnerëve janë pjesë e lojës. Shpesh e qëllimisht, teknikët e lojtarët diskutojnë, duke shkuar edhe deri tek duart. E në atë pikë, zgjidhjet janë dy. Ose ndahen, e jo vetëm fizikisht, por duke përjashtuar njërin prej tyre nga skuadra, ose bëjnë paqe. Në Mynih, duket se kanë zgjedhur këtë të dytën, sepse sipas AS, tekniku Niko Kovac ka vendosur ti kërkojë falje Thomas Müller.

FRAZA E INKRIMINUAR – Cfarë ka ngatërruar kroati për ti kërkuar falje lojtarit të tij? Përpara pauzës së kampionatit bëri një deklaratë që la pa fjalë Müller, përvec pjesës më të madhe të tifozëve të Bayen: “Thomas do të ketë minutat e tij të lojës kur të na mungojnë futbollistët e tjerë”. Praktikisht, e kishte bërë të qartë për të gjithë se kampioni i botës 2014, flamur i skuadrës kampione të Gjermanisë, për të është rezervë. Kjo e ka bindur sulmuesin të kërkojë menjëherë shitjen. Një situatë që drejtuesit nuk duan ta marrin as në konsideratë.

PRECEDENTI – “Ishte një gabim nga ana ime. Nuk u shpjegova mirë. Fakti që Thomas është futur shpesh në fushë javët e fundit tregon cfarë qëllimesh kam unë ndaj tij. Që nuk reflektohen në ato deklarata. Është e qartë që janë interpretuar në atë mënyrë, por unë fola me Thomas një ditë më pas e u sqaruam. Bëra një gabim, ndodh”. Ashtu si ndodh që kush shkon kundër vullnetit të gjermanit…përfundon keq në Mynih. Mjafton të kujtosh Carlo Ancelotti, të cilit debatet me Müller e gardën e vjetër i kushtuan pankinën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *