• |
ide | kryesore

Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Historia e qeverisjes së Edi Ramës është mbi të gjitha një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave. Ai erdhi në pushtet me premtimin se ato do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë.

Por, problmet filluan shumë më shpejt.

Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëtor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre.

Në vend që të reflektonte, Rama, që atëherë mbante një monolog të përjavshëm në Facebook e sulmoi Krichbaum dhe pretendoi se zërat e deputetëve si ai kudo në Gjarmani, Holandë apo Austri janë të parëndësisëhm (mos e humb videon poshte ku sulmon edhe Lapsi.al). Ai pretendoi se vendimin për hapjen e negociatave e marrin krerët e qeverive dhe jo parlamentarët e vendeve të BE-së.

Në fakt, do duheshin tre vjet që Bundestagu sikurse i ka numeruar Lapsi.al, të shtonte edhe më shumë kushte se Krichbaum, që Rama ti quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore.

Por gjithësesi do të vinte dita që shefi i qeverisë të hapte shampanjën, të dekoronte ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Po ti kthehesh sot qëndrimeve të tij ato duken qesharake. Në 26 qershor të 2018 ai shkroi në Twitter se Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen ne portën e BE, duke u tallur edhe me ata që ishin treguar skeptike ndaj rezultateve të rilindjes (poshtë).

Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018 Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave. Për ta bërë sa më të besueshëm këtë pohim, ai dhe zëdhënësit e tij deklaruan se Komisioni Europian ka filluar procesin e ashtuquajtur “screening”, analizën e gjendjes aktuale të legjislacionit dhe standardeve për të vlerësuar se cilat janë çështjet që duhet te negociohen.

Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin “data, data”, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos happen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte.

Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë.

I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendëshëm i BE sesa mosrealizim i objektivav nga qeverisja e tij. Por sa më shumë Shqipëria binte në humnerë, aq më shumë tek perendimorët fitonte pikë obsioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia dhe shanci i hapjes së negociatave vetëm për Shkupin. Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne. Por për të kuptuar se sa herë ka mashtruar Rama në këtë poces është mirë të shihet kjo video, ku kryeministri bën përgjegjëse njëherë Europën dhe njëhertë PD për të njëjtin mossukses të tij (video poshtë).

Po e njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës. Qeveria Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin Shqiptar. Madje daullexhinjtë e kryeministrit këtu i bënin shantazh këtij vendi duke kujtuar se konsumonte më shumë drogra se ne, se porti i Rotërdamit qe hambari i narkotikëve të Europës, se ne veset i kishim eksportuar prej andej. Rilindja nuk reflektoi, për rezikun e JO-së për negociatat, as kur mori goditjen e parë. Rama e shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Përgjigja e Ramës si gjithmonë: kanë hallin e politikës së tyre të brendëshme pra zgjedhjeve europiane, u justifikua Rama (video).

Por zgjedhjet përfunduan, Dhe përpos kësaj i njëjti parlament votoi JO dhe për negociatat. Nga parlamenti kryeministri përsëriti gënjeshtrën: “Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë ceshtje e Shqipërisë është trajtuat si një ceshtje e politikes së brendshme të atij vendi. Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Por këto alibi rezultuan gënjeshtra të pasta. Sepse po të kishte hallin e politikës locale Holanda do ti trajtonte ashtu sikurse Franca njësoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Por ajo i tha PO Shkupit duke vërtetuar se e ka me mosukseset tona dhe jo për hallin e saj.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash qe Lapsi.al i ka mbledhur, kur u bind se as këtë tetor, negociatat që i kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, sërish nuk do të hapeshin, Kryeministri pa pikë turpi bëri statusin e Radhës: Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen”.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Ne nuk mund me te bejme rrevolta dhe revolucione tanime, i ka ikur koha..bejme mire te mbajme mend per ne zgjedhje..Nje mashtrues, hajdur, perfitues, langaraq dhe arrogant..ky eshte Rama!

  2. PO EDINUK I DO NEGOCIATAT AI KA PLANE TE TJERA AI DO PRISHET ME EUROPEN DHE PRISHET SOT POR KA FRIK AMERIKEN SE PER EUROPEN AI SOT SHKONE NE MOSKE AI ATE PLANE KA
    AI NJE RUSIN AI NJEH VETE DAJAKUN…………..

  3. O morrat e kuq dhe ju o dele qe me voten tuaj shkaterruat Shqiperine
    .
    Rama hyn ne histori si Haxhi Qamili dhe Esad Toptani.

  4. E ç’te thuash per kete palaço ? Koha po e xhvesh dale nga dale , hipokrizite genjeshtrat mashtrimet dhe çdo maskarallik i tij po i bien si gjethet ne vjeshte . Pas pak do ta shohim lakuriq dhe do ta kuptojne te gjithe qe ky eshte nje palaço prej verteti , nje palaço i lindur . Do kuptojme qe çdo gje qe beri e beri per pasuri dhe ego dhe se asnje gje e tij nuk ishte per dobine e ketij vendi .

  5. Kemi skenarin grek te falimentit ne prag. Del rusia ble borxhin besoj. Si kina donte te blinte borxhon grek. Apo jo?! Mendoj qe po.

  6. Mos u merzisni. Lexoni takimin me Han cfare kane diskutuar.
    Bizelja eshte bime sikurse e dime.
    Sikurse e dime bizelja eshte bime.
    Do te keni nje po i tha Han abrashi mjeker cjapit’ por sapo Europa te rregulloje ca pune te saja.
    Si qenkan paguar keta njeres me 15 000 euro ne muaj. Ne jete e mot shqipetari ka shtrenguar rripat.
    Kur te jemi gati per europe maximumi ketu do jene 50 % e pensionisteve si ne ato fshatrat minoritare.

  7. NE 6 VJET E GJYSEM NUK RRITE NJEHERE RROGAT KURSE TAKSAT I RRITE ÇDO VIT PER TE MOS THEN ÇDO MUAJ . NE EVROP NUK HYRE DHE NA GENJEVE SA DESH , TANI PRISHE NJEHERE SYRIN E KEQ OR LANGARAQ BURRE DHE NGRIJ RROGAT .

  8. S’keni pa gjo akoma , bar or bar do hani dhe ne fund per deser nje top mut do ju jap . Dhe mos harroni te me votoni o delet e mia . Me respekt Ramazan Kristaq Aneta Kadri Mustafa Jorgo janullatos Rama

  9. E mbushi parlamentin dhe administraten gjithe kriminel ordiner ky tipi, tani nuk i vjen zor dhe pret ti çelen negociatat. Tall bythen me k..in tone plera!

  10. Nese Altin Basha do te merrte te gjitha marrezite e Palloshit te Anetes portokallia do te kishte material per nje dekade . Mjere ky popull .

  11. ah c, popull mosmirnjohes jeni ere,qeveria ne burg po ju fut,taksat po ju rrit,shtepite po ju shemb,jeten po u nxin,cte beje me teper per ju apo doni edhe Europe ju pabuksa.

  12. ah cpopull mosmirnjohes pakeni qene ere.cte beje me teper qeveria per ju? Taksat po ju rrit,burgjet po i mbush,shtepite po ju shemb,apo doni edhe Europe ju?Pabuksa

  13. Nuk e kuptoni dot se jemi para nje rekordi te arritur nga rilindoret dhe lideri i tyre global?! Kater here jane hapur negociatat me BE ne keter vitet e fundit. Eshte festuar me shampanje dhe me medalje ne qershor 2018 dhe vazhdojme t’i hapim negociatat cdo vit.Dijani per nder shefit te madh o popull, se vjet ne e kishin fajin hollandezet, sivjet francezet… Nje here Kirchbaum dhe nje here Macron… Nese Zaev jep doreheqjen, kjo vjen se atij asnjehere nuk ia kane hapur negociatat, ama neve, neve na i hapi cdo vit . E gjihe kjo eshte merite e liderit te madh qe i dhenshim dite nga te lalit dhe fugsit, tao taos dhe elises ne boten e cudirave, braces se vogel dhe shalsit te madh, per ta patur sa me shume ne mes nesh e per te vazhduar deri sa Bashkimi afrikan te mos na pranoje ne gjirin e tij. Rrofte KQ i rilindjes

  14. Po shihja dje te Fiks Fare, nje nga emisionet e medias se Blushit, kontrolluar totalisht nga Rama!
    Ata dy tipat qe mendojne se jane aktore po merreshin me nje karikature, ku medemek Evropa po u bente cirk shqiptareve me punen e negociatave!
    Eh Filip, Filip….. Rrezik fle nje nate ne jave me Ramen ne shtrat!

  15. Çdo shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit, kudo nepër botë,e di shumë mirë se , edhe po ndodhi ajo që s’pritet, hapja e negociatave, kjo vjen pa kurrfarë merite, sepse ne po ecim mbrapsht. Këtë nuk e di vetëm kryesunduesi ynë dhe Tao tao bashkë me 40 hajdutët. Të tjerët , sado kokëgdhë që të jenë e kanë kuptuar, sado që vuajnë nga sindroma e Stokholmit, pasojat i vuajnë dhe ankohen se këtu nuk jetohet më, se qeverria do të mbetet pa popull, pasi secili po ia mbath. Mallkimi i antishtetit, antiligjit e çdo të keqeje tjetër na ka zënë. Prijësi ynë, edhe Kosovën do t’ia falë Vuçiçit. Nuk ka nevojë të shkojë më tej. Nuk ka nevojë për sqarime as përkthime të mëtejshme për të kuptuar ku jemi dhe kush na sundon.

  16. O Edo,si u bo ky muhabet kshu,mer lal?!…nc,nc,nc…amon mer bab,po ato lapsat tri kolor ke xhepi,po ato parakalimet naper udhet e Parisit. Mir neve,po per hatrin tat,si nuk e vune doren ne zemer?!…Ti qe e ke mahnite Parisin…kshu ka thone nji zoje qi jeto atje….tobe,tobe,estagfurllah!
    Rrospi hesapi,kjo evropi Edo.
    Po ti mos u merzit,mos caj kaptinen fare! Sa t’kesh Erionet,Erisat,Taulantet…nuk car te bo as Parisi,as Londoni…..

  17. Masturbim total I zagareve te salihut me ramen stalini ziguri fax juri vlonjati xixa vazhdoni te masturboheni o shpellare e shurranjos,babalja po vjen,lobimi rus I lulu hetimet u shtyne,dosja e dibres te perfshire noka dhe mziu,izeti Azemi po afrohen per gjykim,duroni shpellare shurranjose dhe do shikoni cudira keto muaj,pastaj Europa do na pranoje,spaku dhe bkh do ti qine ne bythe keta mostra qe mbajten peng te ardhmen e shqiptareve,por gjithsesi ju vazhdoni masturbimin se do ushqeheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *