• |
ide | kryesore

Ky bashkëpunim vërteton se shoqëria mes Noizyt dhe Dafinës vijon

Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri e ka gati këngën e re!

Bashkëpunimi i ri i saj mund të jetë një provë e madhe se shoqëria me Noizy-n vijon.

Këngëtarja shqiptare do të sjellë shumë shpejt një këngë me një anëtar të OTR dhe ai është Varrosi.

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se projekti me titull “Ring Ring” ka përfunduar xhirimet e videoklipit dhe gjithçka pritet të përfundojë brenda pak ditësh.

Ende nuk ka një datë të caktuar për publikimin e projektit, por pritet një hit i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ishte viti 2018 kur Noizy dhe Dafina vendosën të linin në harresë diss-et e së kaluarës duke sjellë një bashkëpunim, një klip plot skena intime pranë njëri- tjetrit që titullohej “A don Love”.

Por më pas, në prill 2019 Noizy e fshiu Dafina Zeqirin në Instagram, ose anasjelltas dhe kjo i bëri të gjithë të dyshojmë.

Tashmë lajmi i bashkëpunimit mund të jetë një shpresë për dyshen, plus fakti që Dafina dhe Noizy janë sërish shokë në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *