• |
ide | kryesore

Akuzat për kallëzim të rremë, Gjykata pushon procedimin ndaj Bashës për çështjen “Xhisiela”

Lajme, Të fundit



 

Gjykata ka pushuar procedimin penal të bërë nga kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për kallëzim të rremë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për çështjen “Xhisiela Maloku”.

Ka qenë organi i akuzës që ka bërë kërkesë për të pushuar çështjen në fjalë. Ndërkohë, instanca e gjykimit ka miratuar pretendimin e akuzës duke marrë vendim të formës së prerë më datë 18 shtator.

Më 27 shtator të vitit të kaluar Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kryedemokratin Basha, të cilin e akuzonte për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “kallëzim të rremë”. Kallëzimi erdhi pas denoncimit të ish-oficerit të Krujës, Emiljano Nuhut, i cili pretendonte se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të Ballës.

Djali i deputetit Rrahja, Rexhep Rrahja akuzohej nga ish e dashura e tij, Xhisiela Maloku, se e kishte dhunuar, por në një letër publike drejtuar presidentit, kryeministrisë dhe Prokurorisë, si edhe në disa intervista televizive, oficeri Nuhu deklaroi se Balla ka qenë i pranishëm në momentin kur familjarë të kolegut të tij socialist i kanë vendosur në kokë pistoletën me qëllim ndalimin e arrestimit të të akuzuarit.

Gjithashtu, Balla kallëzoi penalisht për “këllzëim të rremë” edhe ish-oficerin Nuhu, si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.



5 Comments

  1. Une kam pare kaaaassssetaaaaat thoshte palloshi i anetes .
    Dhe i manipulove si deshe .
    Shifni policine çfare bene me skenat e krimit , kete beri edhe ky .

  2. Ne tere kete artikull , nuk shkruhet asnje fjali per ARSYEN se perse prokuroria kerkoi mbylljen e ceshtjes .
    Thuhet vetem qe gjykata e pranoi kerkesen e prokurorise per mbylljen e ceshtjes.

  3. Basha nuk duhet ta lejoje mbylljen e ketij gjygji,duhet ti shkoje deri ne fund,por lulu nuk ka bythe per kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *