• |
ide | kryesore

Brexit/ BE dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshjen

Lajme, Planet



Është arritur një marrëveshje mbi Brexit-in midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, përpara takimit të liderëve në Bruksel, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter” të kryeministrit Boris Johnson. “Ne kemi marrë një marrëveshje të re të madhe që të heq kontrollin.”- ka bërë me dije kreu i ekzekutivit britanik.

Negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të martën dhe të mërkurën mbi tekstin ligjor të marrëveshjes dhe ranë dakord për një version të rishikuar të “Paketës May”, për të cilin do të kërkohet marrja e miratimit nga deputetët në Westminister, si edhe nga Parlamenti Evropian.

Marrëveshja e re nënkupton që Irlanda Veriore të mbetet në bashkimin doganor me BE-në, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet. Në këto kushte, do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.

Vëmendja kthehet tanimë në legjislativin britanik, ku mbetet për t’u parë nëse Johnson do të mund të arrijë mbështetje të mjaftueshme për aprovimin e marrëveshjes.

Partia Demokratike Unioniste, partnere e qeverisë konservatore, ka njoftuar më herët ditën e sotme se do të refuzonte dokumenti e ujdisë për çanëtarësimin e vendit nga BE.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *