• |
ide | kryesore

Ngjarja në Kavajë, Gjykata cakton masën për Marsida Qatjan

Lajme, Të fundit



Pak orë pasi publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe dashurie, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Marsida Qatjan, gruan e përfshirë në ngjarjen tronditëse të një jave më parë në qytetin e Kavajës.

Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e organit të akuzës, pasi në disa mesazhe të publikuara nga vetë Qatja, bashkëshorti, që gjendet i burgosur në Gjermani, i kërkon që ajo të marrë pasaportat dhe të shkojë dhe ta takojë.

Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar Qatjas, që të mos flasë më në media për ngjarjen, pa u sqaruar fillimisht nga autoritetet shtetërore. Qatja është nën akuzë për përshtatje të ambjenteve të banesës për konsumim droge.

Në banesën e saj, një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi. Lidhur me arsyet e ngjarjes, Qatja ka dhënë disa dëshmi kontradiktore.

Pistat ku po përqendrohet hetimi janë xhelozia dhe e trafikut të drogës.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *