Pak orë pasi publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe dashurie, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Marsida Qatjan, gruan e përfshirë në ngjarjen tronditëse të një jave më parë në qytetin e Kavajës.
Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e organit të akuzës, pasi në disa mesazhe të publikuara nga vetë Qatja, bashkëshorti, që gjendet i burgosur në Gjermani, i kërkon që ajo të marrë pasaportat dhe të shkojë dhe ta takojë.
Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar Qatjas, që të mos flasë më në media për ngjarjen, pa u sqaruar fillimisht nga autoritetet shtetërore. Qatja është nën akuzë për përshtatje të ambjenteve të banesës për konsumim droge.
Në banesën e saj, një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi. Lidhur me arsyet e ngjarjes, Qatja ka dhënë disa dëshmi kontradiktore.
Pistat ku po përqendrohet hetimi janë xhelozia dhe e trafikut të drogës.
Marsida Qaten!(rasa kallezore e shqipes)
Ore robote keni punesuar aty te Lapsi apo analfabete?!
RROFSHIN GJOBEVENESIT E DREJTESISE .
RROFSHIN KRIMINELET DHE ARKITEKTET E POLICISE .
Me vonese u kujtuat, ajo ka 2 jave qe flet rroma pertoma