• |
ide | kryesore

Rama padit për shpifje aktivisten Sevim Arbana

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje aktivisten e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbanën.

Kjo padi, bazohet në deklaratën e bërë nga Arbana në janar të vitit 2019 në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta, ku tha se kreu i qeverisë kishte pickuar një ministre në qershor të vitit 2013, periudhë që përkon me zgjedhjet parlamentare që shënuan ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.

Mësohet se në padinë e tij, kryeministri kërkon 10 milione lekë dëmshperblim për shpifje.

Deklarata e Sevim Arbanes në emisionin “A Show”:

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”,- tha Arbana gjatë diskutimit.

Moderatori Krasta këmbënguli dhe e pyet: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve

 



2 Comments

  1. Edvin Escobar D’Rama,akuzoi Babain se ka shkuar me gruan e tij dhe nuk njeh djalin,Gjyshja(dashnorja e Zogut)
    i ka femijet me Ahmet Zogun,Gjyshi gjenetik i Rames,piktor dhe politikan i deshtuar,pevers,hajdut,drogaxhi,
    mashtrues,skizofren…..

  2. Ishalla po i hapen petët byrekut!
    Po s’para bën Edua nga ato prapesira……. Ja pyetini grate e veta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *