• |
ide | kryesore

Liam, ndryshe nga Miley po i mer gjërat shtruar me aktoren e “Dinasty”

Paparazzi, Slider



Liam Hemsworth thuhet se po i merr gjërat shtruar me të dashurën e tij të re australiane, Maddison Brown. Ata u fotografuan së fundmi duke shijuar një takim romantik në New York City. Por një burim i tha revistës “WHO” se lidhja e tyre është shumë e re dhe Liam po e merr shtruar për faktin se është i interesuar për të.

 

Marrëdhënia romantike e Liam me Maddison u përhap në media pasi çifti u fotografua në një takim romantik të enjten e kaluar.

Ylli i filmit “Hunger Games”, 29 vjeç, u pa duke ecur krah për krah me aktoren 22-vjeçare të serialit “Dynasty”.

Liam dukej shumë në humor me të dashurën e tij të re, dhe buzëqeshte ndërkohë që ajo i kishte hedhur atij krahët në qafë.

Lidhja e tyre e bujshme vjen pasi Miley Cyrus pranoi se është në një marrëdhënie romantike dhe jo vetëm shoqërore me shokun e saj të ngushtë Cody Simpson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *