• |
ide | kryesore

Lotaria amerikane/ Ambasada jep udhëzime dhe këshilla për aplikuesit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Me hapjen e aplikimeve për Lotarinë amerikane, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë publikon njoftime të herëpashershme me trajtë udhëzuese dhe këshillimore për të interesuarit.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane këshillon aplikantët e lotarisë se si mund të shmanget mundësia që dikush tjetër të paguajë në vend të tyre për të kryer regjistrimin për “lotarinë DV-2020”.

Së bashku me postimin, është ndarë me ndjekësit edhe një video, ku shfaqen hap pas hapi hapat instruktues. “Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”, shkruhet në postimin e ambasadës, bashkëngjitur videos udhëzuese se si mund të regjistrohesh në lotari.

 

https://www.youtube.com/watch?v=EzNmQrkn8S4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *