• |
ide | kryesore

Macron: “Si tu’a shpjegoj unë francezëve që Shqiptarët janë vendi i dytë për azilantë. I liberalizuam vizat më shpejt se duhet”

Arkiva, Të fundit



Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave. Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macron në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes. Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera, tha Merkel. Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha “më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira”. Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasigurtë në rezultatet e tij. “Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo.

Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.

Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë

Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh  popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, tha Macron.

Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë të Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishre shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.

Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermani është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën.”

Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macron. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman.

Deutche Welle



13 Comments

  1. E di si t’jua shpjegosh
    Politika eshte e korruptuar kembe.e koke e gjitha Jo vetem Rama
    Niveli jeteses nen mesataren
    Pensionet vetem per buke thate
    Papunesia ne kulm
    Te rinjte edhe ata qe mbarojne mire
    shkolle nuk gjejne vend ne administraten prostitute.
    Dhe hiquani vizat per ne Europe politikaneve shqiptare.
    Atehere francezet me siguri do te kuptojne.

  2. Pune e madhe se nuk na pranon Europa. As ne nuk e pranojme Europen.Kur ne amfiteatrot tona luheshin tragjedite e e Eskilit popujt e tyre ishin akoma ne stepat U bene keta te na mesojne ne si ndertohet shteti ,si zhvillohet ekonomia,si rritet mireqenja e siguria.Pa le kur flasin per demokraci e shtet te se drejtes e llogje Kavaje si ndarje pushtetesh e zgjedhje te lira e te ndershme .pthu jazek u qofte.Do te pendohen,do ti bien kokes per mur,do te na lypin njemijehere te falur por do te jete vone.Ne nuk do ta leme fanarin ndricues ne breg te Adriatikut ti ndricojne per do ta cojme prapa Dajtit e ti leme ne erresire as reformen ne drejtesi nuk do tua leme te na kopjojne as nuk do ti leme te emigrojne tek ne.Keshtu i do mushka drute ,fare e keqe.

  3. Monsieur le Président Macron,
    Les Albanais demandent l’asile parce qu’ils n’ont pas le droit de travailler en France et dans l’Union européenne. Ouvrez le marché du travail comme l’Allemagne l’a fait et tout le monde en profite.
    respects

    Z.President Macron,
    shqiptaret kerkojne azil sepse nuk kane te drejten e punes ne France dhe ne BE. Hapni tregun e punes sic ka bere Gjermania dhe te gjithe jane perfitues.
    Respekte

  4. shjegoja me pidhin e satom ose te gruas tate (se si mami e ke). filoserbet e karit, do me shpjegu ti. te eshte bere franca arabe dhe kapesh me shqiptaret. kut te te qin ne byth ty dhe ate plaken qe ke per grua, atehere do ta kuptosh qe kari i shqiptareve ishte me mir. nuk ka faj populli, ju nuk ndeshkoni politikanet, atyre po ju beni thjesht favor. ujku erresire do. e pat sa u gezun likja, mona, sala (ndoshta dhe rama nga perbrenda) me kete qe bere? ja ketyre u bere favor ore fisqir, ndersa popullin shqiptar e penalizove rend. keta qe kerkojn azil dhe vijn me rregulla, keta jan te pakten familje qe duan nje jet me te mir e te ndershme. ata qe vijn ne rrotat e rezervave te kamionave ose jan teper te deshperuar dhe hallexhinj (dhe normalisht jan gati te bejn cdo gje per te mbijetuar, perfshir dhe krim) ose jan te denuar qe nuk u lejohet te udhetojn. ti me kete qe bere po stimulon keta te dytet. preteksi jot nuk vlen. TA KISHE THE TROC; JAM RACIST MOR VLLA. SDUA SE JAM FILOSERB QE KA MARTUAR MAMAN (ME MOMY ISSUES).

  5. Jo!
    Vizat i liberalizuat ne kohe!
    Komunistet e Ridhjerjes i mbeshtetet gabim dhe i perkedhelet edhe kur doli se vodhen vota kudo dhe eksportuan hashash kudo!

    1. ja dhe nje injorant tjeter. shko mesoje kuptimin e termit komunist njeher se po i jep merita qe skan keta te ripjelljes e ku ta di un si po i quuan. komunist vjen nga termi “comune”, ose e perbashket. te duket sikur Rama po i ndam me popullin paret e PPP-ve? o thuaj “oligark”, ose “fashits” ose rrot kari po te lutem mos keqperdor termin “komunist”.

  6. Po cfare i thote Han katunari Rames: mos hapjen e negociatave nuk e keni nga qeverisja juaj.
    Po kjo nuk ka bythe ku te rrije.
    Akoma rrine ne ato karrike keto te korruptua?
    ZONJA URSULA BEN MIRE TI NXJERRESH NGA DRITARJA.

    1. ja nje komet tjeter bajat. shum mir tha Han, tha te veteten, se po te ishte ndryshe i kishin hap negociatat me qeverin maqedonase te pakten. nuk e kupton qe bllokimi i shqiperis dhe vendeve te tjera vjen per shkak te problemeve te brendshme te Europes, e jo per azilet sic thot ky moterqir racist(ka ber deklarime fort raciste po asnjeri spo merret me kete gje). kush do me ik iken, me viza apo pa viza. po ca te kuptosh ti, ti ke dal per suflak.

  7. Ja u shpjegon kodhelja me spiropalin felen mriken dranen nikolinen shahinen …..kemi plot cicerone….plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *