• |
ide | kryesore

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes

Stil



Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të gjithë Europën përgjatë gjithë muajit Tetor. Nga Dublini në Athinë dhe nga Kadizi në Varshavë, institucionet e mikrofinancës festojnë së bashku kontributin e këtij sektori në luftën globale kundër përjashtimit social dhe financiar. Duke luajtur rolin e shtyllës kurrizore të këtyre iniciativave në nivelin e Bashkimit Europian, Rrjeti Europian i Mikrofinancës (EMN) dhe Qendra për Mikrofinancën (MFC) gjithashtu organizuan një aktivitet në datën 17 tetor në Bruksel.

Me pothuajse 100,000 huamarrës aktivë dhe portofol total prej rreth 235 milion Euro, mikrofinanca shqiptare gjithashtu ka ndikuar në ndryshimin e rregullave kur vjen fjala për sipërmarrjen. Duke u dhënë akses në financime edhe atyre segmenteve që nuk shërbehen dot nga sistemi bankar, duke u ofruar gjithashtu këshillim biznesi të personalizuar, mikrofinanca shqiptare i mbështet në kuptimin e plotë të fjalës sipërmarrësit e së nesërmes dhe adreson vështirësitë që ata kanë gjatë procesit të kredimarrjes.

Gjithsesi vlerësohet që të paktën 40% e popullatës shqiptare nuk ka asnje akses bankar dhe financiar. Kjo kategori, e cilësuar si “e pashërbyer financiarisht”, janë njerëz që pavarësisht nga mosha dhe formimi, për shkak se jetojnë në zona të largëta, nuk mund të marrin kredi, dhe si rezultat nuk kanë mundësi të nisin asnjë aktivitet privat.

Në një sektor relativisht të ri, ku shumica e institucioneve të mikrofinancës janë themeluar gjatë dy dekadave të fundit, eksperienca ka treguar efektivitetin e tyre financiar në terma afatgjatë. E njohur ndërkombëtarisht si një armë e fuqishme kundër përjashtimit dhe papunësisë, mikrofinanca po integrohet gradualisht në politikat publike. Më e rëndësishme, kjo arrihet duke kontribuar në Objektivat për një Zhvillim të Qëndrueshëm, përsa i takon punës së ndershme, reduktimit të pabarazive, dhe formimit cilësor financiar nëpërmjet spektrit të trajnimeve të ofruara nëpërmjet sektorit të mikrofinancës në formën e shërbimeve jo-financiare.

Në lidhje me Ditën Europiane të Mikrofinancës (DEM)

E prezantuar në vitin 2015 si një instrument për promovimin e impaktit të sektorit të mikrofinancës në Europë, e parë nga perspektiva sociale dhe ekonomike, objektivat kryesore të DEM janë:

· Të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit tek qytetarët europianë në lidhje me ekzistencën e mikrofinancës dhe vlerat e saj në luftën kundër papunësisë dhe përjashtimit social.

· Të marrë vëmendjen e mediave europiane mbi faktin sesi mikrofinanca mbështet të papunët dhe ata qytetarë që janë përjashtuar nga sektori financiar tradicional.

· Të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave brenda sektorit, duke i dhënë vizibilitet anëtarëve të rrjeteve EMN & MFC.

· T’u japë mundësinë anëtarëve të tyre që promovojnë arritjet dhe misionin e tyre në nivel shtetesh.

Në lidhje me Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare (AMA)

Aktive prej 1992, Mikrofinanca shqiptare ka arritur të kthehet në një partner real zhvillimor për ekonominë sipërmarrëse shqiptare dhe në veçanti, në zonat rurale e bujqësore, të cilat ende sot e kësaj dite mbeten të pa-shërbyera nga sektori bankar. Shifrat flasin vetë: me një staf prej 1.268 personash në fund të vitit 2018, portofoli i kreditimit të anëtarëve të saj i ka kaluar 180 milion euro nga i cili përfitojnë rreth 100 mijë fermerë e sipërmarrës të vegjël të shpërndarë anembanë vendit. (artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *