• |
ide | kryesore

Milan nxjerr Elliott me “këpucë të kuqe”: fondi amerikan, më keq se kinezët, humbje prej 146 milionë

Sport



Milan ka publikuar relacionin e Këshillit të Administrimit mbi drejtimin e klubit nga 30 qershori 2019 e nga të dhënat e para kuptohet se bilanci i parë është frikshëm negativ për klubin e Elliott. Shoqëria kuqezi, që kaloi në pronësi nga Yonghong Li tek fondi amerikan në korrik 2018, ka mbyllur semestrin në 30 qershor 2019 me një bilanc negativ prej 145,9 milionë euro (shumë më tepër se pritshmëritë, kur flitej për një shifër mes 90 e 100 milionëve) me një përkeqësim prej rreth 20 milionë në krahasim me sezonin e kaluar, e vetmja që administrohej nga kinezët.

Kostot kompleksive të klubit arrijnë në 373 milionë euro (rritje me 5.1%), ndërsa të ardhurat janë 241,1 milionë (-6,1%). Për blerjen e lojtarëve të rinj, përvec huazimeve, Milan mes verës 2018 e janarit 2019 ka shpenzuar 153.1 milionë euro. Në të njëjtën hapësirë kohore, milionët e arkëtuar nga shitjet kanë qenë 49.9 milionë, për një bilanc negativ prej 103.2 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *