• |
ide | kryesore

Përplaset për vdekje një shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme



Një shqiptar 56-vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë sot në Bari, teksa po kalonte në këmbë rrugën.

Bëhet fjalë për Asqeri Banin, i cili ka humbur jetën në vend.

Sipas rindërtimit të incidentit, një makinë arriti ta shmangte pa e goditur shqiptarin në rrugë, por makina që vinte pas saj e goditi.

Përplasja ka qenë fatale, duke e lënë shqiptarin të vdekur në vend.

Ngjarja ka sjellë bllokim të rrugës.

Sipas mediave italiane, disa ditë më parë, i njëjti person u shpëtua teksa endej në rrugën Bari-Bitritto.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *