• |
ide | kryesore

Po transportonin klandestinë nga Lindja e Mesme, arrestohen dy persona në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim mes tyre, po transportonin ilegalisht katër shtetas nga Lindja e Mesme.

Të arrestuarit janë shtetasit, Gentian Ndrecaj  dhe Vera Ymeraj.

Gjatë kontrollit “blic” në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta persona u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 klandestinë me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *