• |
ide | kryesore

Presidenti i PE-së: Nëse detyrat janë kryer, edhe BE të mbajë premtimin për negociatat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke folur pas takimit me krerët e BE-së ka apeluar që Bashkimi Europian të mbajë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu kërkua të bënin sakrificva me reformat. Nëse detyrat u kryen atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimin” tha Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian tha se ka disa qëndrime për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalët së tij, Sassoli foli edhe për Brexit, duke u shprehur se Parlamenti Evropian është në gjendje të ratifikojë marrëveshjen e rishikuar para afatit të 31 tetorit.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë detyrën tonë, pra  të shqyrtojmë tekstin dhe të miratojmë procedurën e nevojshme në mënyrë që të respektohen afatet,” u tha ai gazetarëve.

Marrëveshja gjithashtu duhet të ratifikohet nga parlamenti britanik.



8 Comments

  1. Varet sa eshte tejkaluar plani. Po sa me shume aq me mire se dhe ai do ti ndaje. Atlete jo. Ca haet dhe vishet jo. Vetem € dhe prerje te medha.

  2. Që shqiptarët u “sakrifikuan” pas Luftës së dytë botërore, duke ju bashkuar me lejen e perëndimit perandorisë komuniste eurolindore, këtë e kemi të kjartë.
    Por deri kur duhet rë vazhdojë kjo sakrificë që shqiptarët të durojnë një pushtetar diktator edhe në vitet 20-ë të këtij shekulli ?

  3. Cfare tallje.njeri thote i keni bere detyrat,tjetri thote do u ngele ne klase,dikush thote i plotesoni kushtet tjetri thote jo vetem qe si keni plotesuar por duhen edhe 9 te tjera,njeri thote vishuni tjetri thote hade ashtu sic je,si tu kuptojme apo duhet te plakemi si Anita Tako duke thene me do apo sme do?

  4. Aman mos na haroni opoziten e mones dhe lulit. Komediane shesim. Kush te doje le ti mare se edhe qeshin edhe fitojne.

  5. Rama fiton nje jo pa kushte me mire se nje po me kushte.
    Kjo fale ketyre neverive qe marrin rrogen kot ne Bruksel.
    Te gjithe jane te korruptuar vecanerisht ata qe monitorojne ecueine e vendeve ballkanike.
    Kjo eshte aresyeja qe Europa mo sfumohet si tollumbace.
    Te fala Vlahutin mogerin han flancheshtajn junker .
    Ky junkr nuk ka shume faj se ka qene me pushime duke zier rakine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *