• |
ide | kryesore

Rama i dredhon kritikës së Makron: Nuk kanë lidhje negociatat me azilantët

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk i dha një përgjigje konkrete kritikës së fortë të Presidentit të Francës, Macron Emmanuel se pas heqjes së vizave, mijëra azilantë shqiptarë u dyndën në Europë.

“E kam bërë unë këtë debat drejtpërdrejtë me presidentin e Francës dhe nuk e di çfarë prisni ju të thotë ai kur i flet elektoratit francez. Unë di këtë, që nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat”, – tha Rama në emisionin “Open”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Macroni flet me elektoratin francez, – thotë palloshi ynë.
    Po me cilin “elektorat” duhet të flasë ai, me elektoratin shqiptar të bandave të trafikut të drogës, armëve e njerëzve ?
    Për hir të së vërtetës, duhet thënë që qëndrimi i Macronit , i detyruar edhe nga fuqizimi i së djathtës ekstreme të Le Pen, që me qëndrimin ndaj emigracionit, e ka ndryshuar raportin pozitiv në dëm të politikave globaliste të socialisteve, këtë qëndrim të tij ndaj emigracionit, e ka të kushtëzuar edhe nga elektorati francez.
    Por cili udhëheqës shtetëror me mënd në kokë, do të shkonte kundër shumicës së elektoratit të vëndit të tij ?
    Ka një të vërtetë edhe në qëndrimin e Macron, se BE më së pari duhet të reformohet vetë, por në rastin e Shqipërisë, qëndrimi më i arsyeshëm është ai i Gjermanisë.
    Shqipërisë duhej ti hapej një dritë jeshile e fillimit të negociatave, jo për qeverisjen alla Rama, por në të kundërt të saj. Që BE me fillimin e këtyre negociatave të mos flasë me hipokrizi për aritje që ka bërë kjo qeveri për reformat e ndërmara si projekte, por sa po japin këto reforma rezultatet e tyre në dobi të shqiptarëve e si po zbatohen këto reforma.
    Fakt tashmë i provuar ështe se emisarët e KE që kanë ndjekur zhvillimet në Shqipëri, kanë dështuar plotësisht ne detyrën e tyre, qoftë komisarët Mogherini e Hahn e qoftë edhe presidenti i Komisionit europian Juncker.
    Me deklaratat e tyre se Shqipëria i ka arritur të gjitha kërkesat e BE, këto personazhe më shumë se po e ndihmojnë Shqipërinë, po mbrojnë punën e tyre të dështuar.
    Shqipëria pati fatin e keq që gjatë qeverisjes problematike të Ramës, të ketë edhe një përfaqësues zyrtar të OSBE si gjermani Bochard, që jo vëtëm mbylli sytë për masakrimin e zgjedhjeve, por edhe që kaloi edhe në veprime jashtë çdo standarti dipllomatik e etik, në mbështetje të hapur për Ramën.
    Së fundi dua të cek edhe një dukuri tjetër negative të analistëve e politikanëve shqiptarë, me të cilën kanë infektuar edhe një pjesë të madhe të shoqërisë.
    Fjalën e kam për abuzimin trashanik të përgjithësimeve se kështu ka thënë BE, kështu ka thënë SHBA, apo kërshtu thonë ndërkombëtarët, sikur të gjithë ndërkombëtarët janë të robotizuar me përçimin e vetëm një mendimi e sikur bota demokratike të mos jetë e ndarë në grupime të ndryshme politike e me këndveshtrime të ndryshme ideollogjike , politike e interesa nacionale

  2. Po e përsëris se ju nuk merrkeni vesh:
    S’kanë lidhje negociatat me Azilantët.
    Azilantët shkojnë në Francë për Qejf.
    Sepse s’duan të punojnë këtu Kopshtin.
    Kështu që Unë s’merrem me Të papunët.
    Të papunët vetëm atë punë kanë pasur:
    -Ose të hedhin baltë mbi Mua këtu,
    -Ose të ikin te Miku im Makroni për Azil.
    RILINDJA E KA BËRË SHQIPËRINË 1 KOPËSHT ME LULE ???.

  3. “ka folur ky maMakron dhe ai i ka thene se nuk eshet fjela per azilkerkuesit”! Nje rrene si gjitha te tjerat! Ketij loloje nuk ja hap askush telefonin, jo me Makron……Vetem……….kur ka probleme ne evrope, Makron i mer mendim doçit hajdut…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *