• |
ide | kryesore

Scarlett Johansson:Ndihem e llastuar në industrinë e filmit

Paparazzi, Slider



Scarlett Johansson shfrytëzoi eventin e organizuar nga ELLE, “Gratë në Hollywood”, për të reflektuar mbi karrierën e saj, që nga filmi debutues i vitit 2003, “Lost in Translation”, me regji të Sofia Coppola, e deri te “Black Widow”, me regji të Cate Shortland.

“Ndihem e llastuar sepse që nga fëmijëra, mua më dukej sikur ishte e mundur që gratë të bënin çfarëdo lloj pune në industrinë e filmit dhe të kishin një vend në këtë industri, për shkak të asaj që kisha përjetuar unë,” tha ajo.

Aktorja gjithashtu zbuloi se sapo ka përfunduar xhirimet e “Black Widow” dhe vlerësoi regjisoren Cate Shortland. “Cate është një nga njerëzit më të guximshëm dhe më të palodhur me të cilët kam patur kënaqësinë të punoj dhe ajo më kujtoi që gratë thjesht nuk kanë zgjedhje,” tha Johansson. “I kanë detyruar të ndihen të nënvlerësuara dhe për të pasur një mundësi apo për t’u dëgjuar, u është dashur të luftojnë dhjetë herë më shumë.”

Scarlett foli me krenari për atë që pritet të sjellë e ardhmja e filmave dhe për të, e ardhmja e filmave është patjetër e grave. “Tani, është një kohë e jashtëzakonshme për gratë dhe filmat,” tha aktorja. “Ka mundësi, ka platforma në këtë industri, në të cilat më parë nuk kemi pasur qasje. Unë jam tepër krenare për përparimet e këtyre viteve të fundit. Vëmendja kryesore është mbi ne. Ja dolëm. Së bashku,” përfundoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *