• |
ide | kryesore

Serbi, i bëhet atentat djalit të biznesmenit

Lajme



Një ngjarë e rëndë është regjistruar në rrugën Stefan Nemanja, në Novi Pazar, të Serbisë, rreth orës 15:00.

Breshëri plumbash u derdhën drejt shtetasit Amin Starcanin, i cili mbeti i plagosur. Starcanin është djali i një biznesmeni të njohur që prej vitesh prodhon veshje xhins.

I riu i plagosur është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Novi Pazar, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Autori i ngjarjes u largua menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Referuar disa raporteve të medieve lokale serbe thuhet se i plagosuri është me profesion boksier dhe autor i plagosjes dyshohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic.

Megjithëse deri tani këto janë informacione pa asnjë konfirmim zyrtar, raporton Blic.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *