• |
ide | kryesore

VIDEO/ Flet kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë është një “JO” e qartë

Lajme, Të fundit

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbrëmjen e së enjtes ata u mblodhën në një darkë pune ku një nga çështjet në tryezë ishte hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por pas Vetos së presidentit francez Emmanuel Macron, të njëjtën gjë bën edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se për vendin tonë Holanda ka një “JO” të qartë.

“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur.

Po gjykimi im është se, do të ketë një “JO” për të dyja vendet. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një “JO” të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, – u shpreh para mediave kryeministri holandez.

3 Comments

  1. Shkurt, meqe per Shqiperine ka nje “jo” te qarte, epeson edhe Maqedonia e Veriut qe i ka bere “detyrat e shtepise”. E vetmja gje qe jemi ne gjendje te bejme ne shqiptaret, eshte t’iu prishim pune edhe te tjereve. Ne kohen e komunizmit, futbolli krenohej me nje barazim qe Shqiperia kishte arritur me RFGJ dhe si pasoje e ketij barazimi, RFGJ nuk kishte marre pjese ne Euro 1968. Kam bindjen se kete pretendim do ngreje dje kete do konsideroje fitore edhe KM yne.

  2. ik mor pedersat muti se ju Hollandezet vetem per ti rene bythes jeni,ju dhe Francezet jeni antishqiptare dhe proserbe dhe kjo dihet por te pakten na beni nje nder na e merrni qytetarin tuaj L.Basha ne Hollande mbase vjen dikush i hajrit qe te hyjme ne normalitet dhe te rrezojme Ramen me vote dhe jo me revolucione imagjinare…

  3. Keta hollandezet jane homoseksuale prandaj nuk ia feshellyen fare letres se shkruar me zemer ne dore nga tete ministret femra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu