• |
ide | kryesore

Votohet ligji që e bën Ramën pronar të të gjitha trojeve në bregdet

Kryesore, Lajme



Parulla elektorale “të gjithë tepsinë vetëm për vete” e fushatës së Rilindjes në 2017-ën tashmë ka marrë edhe formë ligjore. Edi Rama është bërë pronari i vetëm i të gjitha tokave me vlerë miliarda euro të bregdetit shqiptar. Për këtë ai ka miratuar në Kuvend ligjin për Korporatës së Investimeve.

Ligji problematik mori 77 vota “pro”, vetëm 19 vota “kundër” të deputetëve të pakicës në Kuvend, ndërkohë që 3 prej tyre abstenuan. Ra në sy vota “kundër” e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por çfarë bën ky ligj i ri me pronat e shqiptarëve?

Lapsi.al që e ka ka parë nen për nen vëren se përfundimi është i thjeshtë: “Ky ligj i jep të drejtë kryeministrit të “dhurojë” në përdorim tek oligarkët, të futet në marrëdhënie biznesi, pra të bëjë ç’të dojë, pa garë dhe pa tender, me pasuritë që u përkasin të gjithë shqiptarëve”.

Sepse “Korporata…” që ai tashmë ka miratuar do të marrë në zotërim të gjitha tokat në bregdet, dhe jo vetëm, por do i shpërndajë ato sipas vullnetit të një njeriu.

Dyshimet e para për këtë mega-aferë nisën në verën e shkuar, kur qeveria njoftoi se pjesa më e madhe e territorit përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë do t’i dedikohet një “fondi për mbështetjen e investimeve strategjike”.

Në këtë kuadër u pezullua edhe kalimi në pronësi i tokave të ish ndërmarrjeve bujqësore.
Qëllimi ishte i qartë: Qeveria duhet t’i ndante ato si toka shtetërore me kë biznes privat që t’i donte qejfi.

Duket se modeli i projektligjit shqiptar është marrë nga ai i despotit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili vuri veten dhe dhëndrin e tij në drejtimin e Fondit të Pasurisë së Turqisë (TWF, Turkey Wealth Fund), i cili qe një ndërmarrje e krijuar me tokat publike të Turqisë, me justifikimin për të tërhequr investime të huaja strategjike.

Ky argument u përdor edhe nga Rilindja. Në relacionin që shoqëronte projektligjin thuhet se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”.

Dhe në bazë të kësaj premise është projektuar një çmenduri që grupon në një dorë të gjithë trojet dhe asetet publike, që “dhuron” ato me një liri absolute për të vepruar si kompani private, duke mos iu nënshtruar konkurrimit dhe garës, e madje madje, i jep lirinë “Korporatës…” të marrë edhe kredi duke vënë si kolateral pronat e të gjithë shqiptarëve.

Dhe gjithë ky organizëm që do të ketë në dorë të gjitha pasuritë më me vlerë të Shqipërisë, do të drejtohet nga një bord, i gjithi i caktuar nga Rama dhe i cili do të ketë gjysmën e tij të anëtarëve pjesëtarë nga bizneset private.

Pikërisht kjo skemë e tmerrshme grabitjeje, që tashmë ka marrë formë ligjore është denoncuar edhe nga opozita që ka dalë prej aty. Edhe më herët, por edhe pak minuta pas miratimit të ligjit, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Noter duke vulosur përfundimisht ligjin më të rëndësishëm të kësaj qeverie.

“Votimi ligjit të Korporatës së Investimeve është de fakto shtetëzimi dhe më pas dorëzimi në kadastrën personale të Oligarkëve të çdo prone private apo publike. Në 30 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga komunizmi (një tjetër lloj Oligarkie) vendi përfundon në të njëjtën tragjedi” – shkruan Tabaku në Facebook.

Ish-deputetja demokrate thotë se në bashkëpunim me oligarkët, kryeministri do të menaxhojë gjithçka përmes supërstrukturës së KISH.

“Tanimë ai ka legjitimuar çdo dashakeqësi të tijën personale ndaj njerëzve apo pasurisë së tyre. De facto pronari i vetëm i Shqipërisë, do të ndajë për të gjithë apo për atë që do- pronat e bregut në Jug, Veri apo Durrës. Ai është njeriu që do të vendosë për të shpërndarë lejet për “rezortet” oligarkike në pyjet, gërxhet, kodrat dhe malet e Shqipërisë.

Njësoj siç po konverton Tiranën në fillim si kryebashkiak dhe tani përmes marionetës që buzëqesh, do betonizojë Shqipërinë. Pronarët do jenë fundi i kavallit, ligji investimeve strategjike dhe ligji aktual i Kompensimit të Pronave bashkë me KISH do t’ua zhvlerësojnë pushtetin” – shkruan Tabaku.

Ish-deputetja thekson se në mungesë të një Gjykate Kushtetuese që sipas saj Rama e shkatërroi me vetëdije, në mungesë të zgjedhjeve të lira, nën bekimin e të inkriminuarve (që do t’i pasurojë edhe më) Rama do të shndërrohet në kryeministrin absolut.

Superfuqitë e Korporatës së Investimeve

Së pari “Korporata e Investimeve” përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike. Që do të thotë se ajo nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

Së dyti ky projektligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke i rrëmbyer pronat e bashkive për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama. Pushtetit lokal i merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve,

Së treti Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mos-shlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci. Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

Në fakt sikurse shihet, ky model Erdoganesk, është një shtrirje e pakufishme mbi gjithë Shqipërinë e ligjit antikushtetues special që u përdor për t’i dhënë kompanisë Fusha truallin publik rreth teatrit kombëtar. Pavarësisht se ai u kritikua nga BE për shkelje të normave të përparimit të Shqipërisë drejt Brukselit, për mungesën e garës dhe lirisë ne treg, ai po tentohet të kthehet në rregull në qeverinë e rilindjes.

Lë të imagjinojmë për një çast se ç’mund të ndodhë nëse ligji vihet në zbatim.

“Korporata…” e urdhëruar politikisht nga Edi Rama zotëron të themi një tokë në bregdetin e Kakomesë. Ajo hyn në një bashkëpunim me një nga 10 klientët oligarkë të kryeministrit me kushtin: ajo ka tokën, privati bën investimin.

Ata marrin së bashku, sepse ia lejon ligji, një kredi të madhe nga një bankë private duke lënë si kolateral tokën shtetërore. Por le të mendojmë për një moment se investimi shkon keq.

Publiku humbet edhe mundësinë e një projekti strategjik në turizëm, edhe tokën e lënë kolateral tek banka. Pra shpejt e shpejt toka publike kalon në duar të privatit me çmim më të lirë pa mbajtur përgjegjësi askush.

Dhe imagjinoni një rast edhe më të keq. Sikur e gjitha të jetë konceptuar si një skemë mashtruese, që toka t’i kalojë privatit që në fillim, në mënyrë korruptive, pa asnjë garë apo tender, vetëm si pasojë e një vendimmarrje politike e njerëzve të ngarkuar nga qeveria.

Ky është ligji që sapo miratoi Edi Rama në Parlament, që është edhe grabitja e fundit e asaj pak që ka mbetur pasuri publike në këtë vend. Tepsia do të jetë vërtet vetëm në një dorë, ashtu sikurse “votuan” shqiptarët në 2017. ©LAPSI.al



23 Comments

  1. Sa simbolike kjo foto . Tregon tamam çfare do te ndodh dhe kush eshte perfituesi i vertet .
    Mos u merzisni o dele , bar per ju do kete gjithmone .

  2. jasha sorosi dhe evropa. tempizem perfekt, pikerisht tani nuk duan te perizhen me, mbasi i dhane fuqi te plote. i perdorem te gjitha, madje edhe facebook per ti lajmeruar dhe prap ben sikur nuk degjuan. tani pritet te marrim vetem armet. dhe mbasi te kemi marr armet do fillojne prap evropianet ( sorosi ) te fusin hundet.

  3. Tani e mbylli ciklin e ligjshmerise dhe i vuri vulen e grabitjes bregdetit ky vemje . Ka hyre pa miratim te keshillave bashkiak te shume bashkive bregdetare dhe ka ndryshuar PPV(planet e pergjithshme vendore) sipas qejfit . Ka bere edhe tendera per PDV(planet e detajuara vendore) ku dihet qe llokmen me te madhe e ka marre Atelie 4 i Alban Eftimiut , i cili ka [er ti bere per qejf te tij per oligarket dhe per vete si tja doje kokra e qejfit . Mbas ca kohesh ku me ndonje VKM ka per ti marre edhe te drejten e bashkive per lejet dhe do ti jape vete . Çdo gje per kete kuçeder te parase po shkon si sahat siviceran . Edhe sulltanet , edhe mbreterin nuk mund te vepronin ne kete menyre dhe vidhnin kaq ashiqare . Sot largimi i kesaj kuçedre eshte qellimi me primar per çdo shqiptar te vertet . Ngrini zerin sot qe neser te jeni te lire , ulni kokat sot dhe e sigurt eshte qe neser femijet tuaj do jene sklleverit e ketyre kuçedrave te pangopesise si Ramave , eftimive , hysi etj.
    O milet gremina po ju pret . O SOT O KURRE .

    1. UNE BESOJ SE KJO QE THUA ESHTE E VERTETE SEPSE EDHE PROJEKTIN E STADIUMIT E KA BO EFTIMIQIU .NDERSA KETA THONE SEKA BO ITALIONPOR ITALIONI VETEM SA KA HUAZUAR EMRIN . KETU PIRGU I PISLLIKUT U KA BO KAQ I MODH SA PO RRESHET . ISHALLAH PO ZO MRENA KETE PALLOSHIN E GJATE .

  4. O Njerez persa kohe ne rrime e veshtrojme se cbehet mire te na behet. Ai eshte bere pronar i gjithe shqiperise ju thoni bregdeti. Ai plehere ta djegesh ne turren e druve dhe e ka pak

  5. Filipi (i ati i Aleksandrit te madh ) i mbushur me krenari per te birin,e perqafoi i mallengjuer,e puthi e i tha-Biri im,perpiqu te gjesh nje mbreteri te madhe,Maqedonia eshte shume e vogel per ty.

  6. pyesni pak ate gocen e pd…pse nuk po organizhen protesta mbi ceshtjen me te madhe te historise shqiptare ? PRONAT !!! jam kurioz…edhe sorosin mos harroni

  7. Mir jua bene se ky eshte popull pederast, di vetem te bej sehir, breket i ulen dhe tani ka ngelur te nxjerin dhe grate para. Turp ti vi ketij populli, pasardhes i Skenderbeut

    1. Fole ti nga vlora ? Po ju do qiheni te paret ne byth madje duke i rene gjoksit. Me ju fitoi terren ky pidhropshi se vlora nga trut akoma ne vend numero ka ngel.

  8. Po mire o shurranjose te dhjere po kur ky rama te largohet me vote dhe ne vend te tije do vij nje kryeminister Grida Duma,kush do jete pronari I vertet I pronave ne bregdet sipas ju shpellareve te lapsit.

  9. I lumte rroçka Rames,perderisa Basha fle gjume dhe i ka dorezuar te gjitha pushtetet duke dale nga sistemi,atehere dihet qe Rama do behet mbret,biles sa me shume kohe te rrije Basha keyetar opozite,aq me i fuqishem behet Rama…

    1. Bashes ja hapi dyert ne fillim sorosi aq sa per mos tu zhdukur fare. Tani rrine ben kar derrin. Nejse evropa e ka fajin por jo per arsyet qe permend rama.

  10. @@@@ I Paemer mamaje qeke rrote k…i,Basha bleu dhe detin per vjehrrin dhe mori 12 milion euro demshperblim per vehte.E kush ne bote e rruan per popullin,populli duhet per propogande dhe per lufte.Dashnoret bredhin rrugeve,mbreteresha eshte ne plazh.

  11. Shqiperia trashegoi nga Perandoria Osmane shume toka qe ishin ne pronesi te Sulltanit po i quajme sot shteti ( e perkthyer me fjalorin e soçem) historikisht kane qene objekt vjedhje nga individ te shumte ne Shqiperi filluar qe nga viti 1912. Keto toka Edi perseri po ja Kthen “Sulltanit” pra vetes. Pd ska asnje te drejte morale te beje avokatin e pronave, sepse po si Sulltani i sotem dhe ajo si la gje mangut per pervetesim pronash publike e private. Kjo ne nje fare menyre eshte nje fare abuzimi i cili ndalon abuzimin e tipit “Toka e zanun”

  12. flasim kur te clirohet shqiperia.
    Komunistat moterqira perzier me llojin me budalla te gjindjes mbi toke krijuan kete rrace hibride qe vetem acidi mund ti zhbej.

  13. Me mire pronar tokash ne bregdet Shteti se psh jam arber dhe Argita e Zeni,se neser kur rama te largohet ai tjetri Duma seksi behet pronare,me mire pronar me ligj se pronar salihu pa ligj,qe bente cfare te donte dhe sic beri per tete vjet pushtet nga velipoja deri ne sarande qe e zhduku vijen bregdetare me ndertime si ka dhe fytyren e vet.

  14. O ju vampirat e rames ngatarroni karin me dollarin basha blevi nje cop tok rama po merr gjithe bregdetin tani ku eshte problemi do thoshte griselda sa per dumen ajo femer eshte du fryet nga posht ekeni ven re kto kohet e fundit qe burrat e ps ne vent te fryhen nga gjoksi e kraht fryhen nga bythet kete spo e kuptoj do thoshte spiro kali

  15. Po ti @Arb, ku e han barin?
    Mos pyt ca dite arritem. Zoti i vrafte te gjithe keta maskarenj se ne delet sbejme dot gje

  16. Po ti @Arb ku e han barin?
    Mos pyt cfare dite po jetojme. Zoti i vrafte te gjithe keta maskarenj se ne jemi dele e s’bejme dot gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *