• |
ide | kryesore

Champions, stadium i tmerrshëm: Manchester City ndryshon planet e akomodimit

Sport



Manchester City kishte ndërmend të stërvitej në Komo në prag të ndeshjes së Champions League kundër Atalanta, por planet janë prishur. Guardiola e Citizens duhej të grumbulloheshin në Villa d’Este përpara ndeshjes, por pasi janë parë kushtet e tmerrshme në stadiumin Sinigaglia – që ishte prenotuar për stërvitjet – klubi anglez ka vendosur të anullojë gjithcka e të spostojë skuadrën në Milano. Palestra e dhomat e zhveshjes janë konsideruar shumë të pasigurta edhe vetëm për tu stërvitur.

Stadiumi është i përshtatshëm e Komo luan aty ndeshjet brenda në kampionatin e Serie C, por duke nisur nga standardet me të cilat është mësuar Manchester City, ajo e Sinigaglia është një problem që shoqëria italiane e ndjen prej vitesh, mes premtimeve e shumë fjalëve të pambajtura për një rinovim sidoqoftë të nevojshëm. Vendimi i shoqërisë angleze për të mos e konsideruar të denjë as për një seancë stërvitore është tashmë një njollë e rëndë.

Në javët e fundit Manchester City është impenjuar për të sistemuar lojtarët e stafin në mënyrë ideale në prag të ndeshjes së Champions kundër Atalanta në 6 nëntor e zgjedhja, falë edhe afërsisë me një stadium “profesionist”, ra mbi Villa d’Este. Pas prenotimit, një i ngarkuar i City i ka kërkuar Bashkisë dhe klubit të Como një vëzhgim të stadiumit Sinigaglia, për të verifikuar disponibilitetin e për të organizuar logjistikën, por aty dolën problemet e pakalueshme: zona e palestrës e dhomat e zhveshjes janë gjykuar shumë të papërshtatshme për të mirëpritur, qoftë edhe për një seancë stërvitore, Manchester City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *