• |
ide | kryesore

Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedonia, duke mbetur edhe pas saj. Ky opsion, që ishte prezent deri në fund në tryezë, u eleminua falë një qasje strategjike të presidentit Makron që i “dogji” te dy vendet sëbashku, nën moton: të reformojmë më parë BE, pastaj të mendojmë për zgjerimin.

Sikur kreu francez i shtetit mos kishte mbështetur këtë sfidë, qeveria Shqiptare do të ishte në ditën e saj më të keqe dhe në pozitën e saj më të vështirë. Edi Ramës nuk do ti pinin ujë alibitë se faji nuk qëndron tek ne, por është problem i BE.

Lexo më tej:

Negociatat/ Ringjallet sërish versioni i ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia

Veçimi nga fqinji ynë lindor, ashtu siç kërkuan një grup serioz vendesh, do të bëhej realitet dhe Shqipëria do të mbetej në vagonin e fundit përkarh Kosovës dhe Bosnjes.

Drejt këtij fundi katastrofik rilindja ka punuar me kokfortësi dhe këmbëngulje së paku prej tre vitesh.

Ajo ka injoruar dhe fshehur çdo alarm që i ka rënë dhe çdo sinjal shqetësues që ka marrë. Ajo është përpjekur vetëm për një gjë, të vërë në punë makinerinë gjigande të propagands, duke u munduar të fshehë simptomat pa kuruar pasojat.

Çfarë tha Macron për Shqipërinë, përkthimi fjalë për fjalë (VIDEO)

Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje këtë proces e ka të qartë se sinjalet për një fund katastrofik kishin mbërritur me kohë. Së paku Gjermania, por edhe Holanda edhe Franca, i kanë dhënë mesazhet të qarta se shumëçka nuk është në rregull, por në vend që të dëgjoheshin, ato u munduan të sfumoheshin në zhurmën e daullexhinjve të propagandës.

Në nëntor të 2016, kur Edi Rama qe ende në mandatin e parë përkrah Saimir Tahirit, në Tiranë zbarkoi deputeti i CDU-së së Merkelit, Krichbaum, shefi i komisionit për mardhënie me BE-në, në Bundestag. Ai foli për herë të parë për shtatë kushte për hapjen e negociatave mes të cilave përmendej, lufta ndaj krimit, bërja pas në betejën me drogën dhe reforma zgjedhore (Këtu).

Në vend që të reflektonte, Edi Rama e bëri deputetin gjerman, personazh të monoogjeve të tij të përjavshme në Facebook, duke prerenduar se ai ishte përkthyes në gjermanisht i tezave të PD-së dhe se ky lloj deputeti qe pa as një peshë, pasi vendimi ishte në duar të qeverive.

Dy vite më pas, gjatë një vizite në Gjermani, në prill 2018, kjo symbylltësi do ti kthehej në boomerang. Deputetët e djathtë gjermanë do të bojkotonin një darkë më kryeministrin për mënyrën se si qe sjellë me kolegun që pat folur në emër të tyre, por njëkohësisht, do ta fshikullonin qeverinë për mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe sulmin kundër prokurorëve që e hetonin atë (Këtu).

Këto nuk ishin sinjalet e vetme. Në gusht 2017 shtypi holandez njoftoi se policia e këtij vendi, i pati kërkuar qeverisë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Në vend që kjo indicje të shtypte butonin e alarmit, e mobilizoi shtetin për fshehjen e lajmit. Ambasadorja jonë në Hagë deklaroi se gazeta “De Telegraaf” ishte përkthyer keq në Tiranë dhe shqetësimi u tentua të varrosej me kaq (Këtu).

Sjellja prej struci nuk zgjidhi asgjë.

Në prill të këtij viti, 105 deputetë holandezë (nga 150 gjithsej), e votuan atë që ne shtireshim sikur nuk donim ta shikonim. Po, pa nxjerrë asnjë mësim, vendimit për heqjen e lirisë së lëvizjes, daullexhinjtë e rilindjes iu përgjigjën me një sulm idiotesk ndaj vendit të tulipanëve, si një vatër shumë më e madhe se ne, për krimin dhe drogën. Përgjigjja ndaj gjithë këtij mos reagimi ishte një votimi i dytë i deputetëve në Hagë, për ti thënë JO, hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Po e njëjta fabul është përsëritur edhe me Francën. Shqetësimi për azilkërkuesit shqiptarë nuk është i tanishmi. Ai daton që në vitet, 2016-2017, kur presidenti i sotëm Makron ishte thjeshtë një anëtar i kabineti i paraardhësit të tij Holland. Të gjithë ministrat tanë të brendëshëm pa përjashtim janë thirrur në Paris, për të dëgjuar këtë shqetësim që nuk është një alibi e nxjerrë sot. Homologët e tyre francezë si rrallë herë kanë ardhur njëri pas tjetrit në Tiranë, për të zgjidhur problemin. Por, gjithmonë, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për tu dhënë një përgjigje serioze. Sepse, përpara masave konkrete ajo ka pasur një preokupim: fshehjen e lajmit.

Lexo më tej:

Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat

Pikërisht kjo politikë e mbylljes së syve, kjo sjellje sikur alarmi nuk ekziston, kjo përpjekje e shtetit të propagandës, për të mbytur çdo të vërtetë, na solli në pikën kritike të ndarjes nga fqinji ynë lindor.

Ajo kulmoi në propozimin e presidencës finlandeze të mbështetur nga shumë vende, për të veçuar Shqipërinë nga Maqedonia. Ajo u dallua tek ato vende anëtare si Danimarka, Holanda, Spanja që ne na thanë JO dhe atyre PO. Ajo u duk te të tjera si Gjermania, që ne na mbytën me kushte ndërsa Shkupit i ndezën dritën jeshile.

Falë presidentit Makron dhe një vizioni të tij të ndryshëm për Europën e dy shpejtësive që transformon edhe politikat e saj të zgjerimit, Edi Rama dhe daullexhinjtë e tij shpëtuan nga ky turpërim publik. Ata shmangën më të keqen, mbetjen pas Maqedonisë. Ata realizuan ëndrën e shqiptarit primitiv që kur nuk ia del vetë, lutet të ngordhë lopa komshiut.

Kryerilindasi e kori së paku këtë fitore. Prandaj ai sot është në të drejtën e tij të organizojë sërisht një festë. Të hapë shampanjë dhe të hedhë fishezkzarre si një vit e ca më parë kur na tha se negocitat i kishim hapur.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Dakort si shkrim,por nuk eshte ndonje qejf qe ta blesh buken me 2 Euro kur pension e ke 100 euro/muaj.Jemi shume , shume te varfer .Fytyrat e tjera si Basha apo kjo llapaqenja Moniqa nuk e zgjidhin hallin.,shikojne bythen e tyre.Jemi trima/dalim nga vrima.

    1. Po ku hyn këtu Basha e Moniqa ?
      Puna është se Këshilli i Europës për herë të katërt hedh poshtë Komisionin Europian, duke ju thënë se përse na keni mashtruar për Shqipërinë.
      Me qeverisjen e Ramës, nuk ka ngelur problemi vetëm tek buka që është bërë dy euro.
      Problemi është ku e ku më i madh, pasi me konçesionet abuzive që vazhdon ai të japë, edhe për dy dekada shqiptarët duhet të paguajnë taksa për të shlyer borxhet e këtyre konçesioneve.
      Ty more zotëri që e paske hallin vetëm tek buka, përveshju kësaj qeverie që ta ka shtrenjtuar ate, kërko të bëhen zgjedhje të regullta e jo me vota të blera, e hidhe votën për cilindo politikan që të pëlqen.
      Nuk të pëlqeb Rama, voto për Braçen, Nuk të pëlqen Basha, voto për Patozin, Nuk të pëlqen Moniqa, voto për Brahon, nuk të pëlqejnë të gjithë këto, voto për ndonjë tjetër, psh për birin e Kiço Ngjelës që ngrefoset si “profesionist” i hiçit në të gjitha studiot televizive.

  2. Analize e detajshme. Megjithate sipas disa koqelepiresve te Bollinos dhe Fuges me lart, fajet i ka Moniqa dhe Basha . ..

  3. Shqiperia edhe ne NATO kur u fut nuk e meritonte por e moren zvarre dhe e futen(s’kishte asnje ushtar).Edhe ne BE vetem por e moren zvarre dhe ta fusin .Nuk e di sikur Ju behet shume qejfi qe nuk na pranuan,pse besoni Ju qe ndonjehere do ta meritojme me ndonje parti tjeter si psh partia e cameve apo e Lulit apo e Mete-Monikes?

    1. Shqiperia kryente misione te mirefillta ne Afganstan o kar, tashti vec pastro plehra e ben roje Nate se keshtu e la edvini me kurva per ministresha mbrojtjeje.

      1. mire e ke se ne fakt keto ministret e Edvinit duhet te kishin hedhur ndonje fshat ne ere si paraardhesi Mediu!!!

        1. Mediut haji mutin se dha doreheqjen menjehere. Te tjere hangren burgun. Ministreshat s’paten etiken te kursenin as radaret e Natos per trafikun e edvinit.

  4. Po te kishte ndonje gare olimpike per ‘fshehje te se vertetes dhe dalje nga thelbi i fenomenit”, Shqiptaret do te kishin qene kampione te padiskutueshem. Konkretisht cdo bisede me nje rilindas tipik ka pak a shume te njejten strukture: 1. Ishim ne buze te gremines ne 2013!,2. Beme reforma te thella, 3. Bota nuk na do jo per fajin tone, por se ka problemet e veta, 4. Pse Luli me Moniken jane me te mire?
    Kesisoj kemi te pakten 6 vite qe flasim aspak per thelbin e asaj qe na rethon, nuk analizojme me me detaje arsyet, shkaqet pse ndodh dicka, dhe e relativizojme cdo te keqe qe shohim me shprehjen klasike qe “problemet e verteta jane gjetke”, ‘keshtu ndodh ne cdo vend te botes’ dhe hopla! nese tjetrit nuk i mbushet mendja, dalim tek perla: pse Luli me Moniken do ta ndreqin kete? Harrojne nje te vertete te madhe te panegociueshme: CDO QEVERI MERR FRYTET DHE PERGJEGJESITE PERKATESE PER MOMENTIN POLITIK KU AJO QEVERIS
    Keta te dy me lart mund te kene 1 milion defekte dhe bere 10 milione gabime por nuk me rezulton qe: Te kene emeruar Ministra te Brendshem trafikante apo familjare trafikantesh, Te kene angazhuar miliarda nepermjet PPP-ve qe po varferojne te tashmen dhe do kompromentojne te ardhmen e ketij vendi, Nuk kana shkaktuar nje eksod te papare shqiptaresh cka po e zbraz vendin ne menyre te frikshme, Nuk kane bere zgjedhje nje-partiake me 8 mije votues dhe 10 mije vota, Nuk kane gllaberuar kaq haptazi cdo grime pasuri qe u ka dale perpara, Nuk kane pasur kurre kete imunitet nga drejtesia te cilen e gezojne rilindasit ne ditet tona—dhe mund te vazhdoj deri neser ne mengjes.
    Nese neser do guxonin ta benin, le t’i kalbe drejtesia ne burg, por jo ajo e Arta Markut qe me duket fytyra e vertete e degjenerimit moral, politik dhe etik qe perjetojme.

    1. shume sakte

      E verteta eshte qe kemi hapa prapa ne cdo gje.Propaganda eEdi Rames dhe Lali Erit eshte shume e ndyre dhe peshtirosese deri q sa te vjen per te vjelle

      Shqiperia ka bere regress ne cdo fushe te mundshme.

      Demi me krimin dhe drogen eshte alarmues. Realisht Rama dhe krimi , dhe korrupsioni jane fuqiplote.

      Situata eshte me te vertet deshperuese. Fakti qe , shqiptaret duan te ikin ne mase trego niveline deshperimit.

      Ky fakt – desheprimi dhe largimi–eshte aleati me i forte Rames per te qendruar ne pushtet. Me ane te deshperimit dhe largimit te shhqiptareve Rama vazhdon te qendroje ne pushtet.

      Opozita , dmth PD dhe Basha kryesisht (mona -LSI eshte pjese e deshperimit por jashte tepsise) Pra PD mund te hedhin kete regjim vetem me ane te shprese dhe me minimumin e mbeshtetjes nderkombetare. Marreveshjet dhe Mosinteresimi USA nuk lejojne qe te largohet ky kancer i quajtur Rama-Lindje.

      Ne momentin qe USA shprehen qartazi ne publik qe Rama duhet te ike, ska me mbeshtetje, atehere largimi do te ishte ceshtje ditesh.

      Shqiptaret vuajne nje kancer si Rama dhe nje mosinteresim Amerikan teper Evident.

  5. Nqs Basha nuk e shfrytëzon këtë moment për të rrëzuar me çdo çmim edvinin, atëherë duhet rrëzuar Basha, për të hapur rrugën për një lider që nuk ka frikë të paguajë kosto politikepersonale.

  6. He mo Bushat mos u merzit se sa te vije Basha ne pushtet do na fusi ne europe se do kete ministra me bythe te forte ashtu siç i do Hollanda si psh. Balliu,Salijani,Bardhi etj.plus qe do kemi minister te jashtem filozofin Nard Ndoka,minister kulture Dash Shehun dhe minister te brendshem Mul Noken,hapu dhè te futem….

    1. Edhe une paguaj . Jo vetem nje dopio mut por nje kosh me mut dhe prap pak e ka .
      Nje kosh me mut per Ramen dhe dopio mut per gjithe ripjellesat.

  7. @@@ I paemer,shqiptaret jane i vetmi komb qe prodhon vetem Gjenerale dhe jo ushtare.Tere jeten e tyre shqipot kane qene mercenare,asnjehere nuk luftuan per vendin e tyre por edhe kur luftuan vrane njeri tjetrin.Skenderbeu luftoi 25 vjet per krishterimin,por mbas vdekjes asnje i krishtere nga europa nuk erdhi ta mbronte shqiperine.Keshtu dhe u be eksodi me i madh i shqiptareve drejt italise (thuhet rreth 100.000 njerez) sepse Europa e la ne balte,eshte viti 1500.Po sot, ka nderruar gje,asgje,vetem frika e ruan vreshtin dhe jo gazetat apo leshjanet.

    1. Edhe në L II Botërore anglezët furnizonin me armë partizanët për të luftuar kundër nacionalistëve se me gjermanin nuk kishin b…, gjithmonë europa ka mbështetur qelbësirat si tani me edvin halenë.

  8. Po te lexosh diskutimet e shkrojtesve me pagese, kuptohet qe ose i ka shkruajtur nje person, ose i ka frymezuar i njejti person. Merren me Francen, Gjermanine, Lulin, Moniken e me kedo tjeter, por asnjehere me thelbin e asaj qe ndodhi. Te njejten gje beri edhe pseudogazetari M. Veliu sot ne konferencen per shtyp te Km. Pa u marte me kryetaein e qarkut Fier ne 2011-2013 qe vonoi per 2 vite MSA, as me premtimet e 2013-es, shfajsimet e 2014-es, fajesimin e opozites ne 2016-en, do kemntoja vetem ecurine ne dy vitet e fundit. Ne qershor 2018 u lajmerua me me gezim te madh se me ne fund Shqiperia kishte nje date per hapjen e negociatave dhe e gjithe kjo PER MERITE TE REFORMAVE DHE TE QEVERISE (nenkupto Km), u hapen shishe me shampanje dhe u dekoruan ambasadore dhe u tha qe negociatat jane hapur, per arsye te zgjedhjeve per parlamentin europian e bla bla bla… Por nje gje ishte e sigurt negociatat ishin hapur dhe kishte vetem nje formalitet te thjeshte per te filluar kapitujt e integrimit. Nderkohe ne France Lepen nuk fitoi zgjedhjet, populistet dhe ekstremi i djathte paten njefare rritje, por jo aq sa per te ndikuar ne politikat europiane. Nderkohe Shqiperise iu vune disa kushte te cilat ne fillim ishin pese e mw vone u bene shtate. Por kete nuk e mban memd shumekush. Pasi “u hapen” negociatat per merite te qeverise ne vitin 2018, ne viton 2019 me shume se nje vit me pas, Bundestagu gjerman i ve Shqiperis 9 kushte dhe keshillon hapjen e negociatave me keto 9 kushte per Shqiperine dhe pa kushte per Maqedonine e Veriut. Gjermania per interesa gjeopolitike, gjeostrategjike dhe tregtare, kerkon qe negociatat te hapen per dy vendet ne bllok. Pa hyre ne detaje te tjera, Macron qe iagte president i Frances edhe vitin e kaluar “papritmas” ve veton per te dy vendet dhe ne fjalen e tij merret shume me Shqiperine. Mund te me shpjegoje kush se pse vitin e kaluar “celja” e negociatave ishte merite e qeverise dhe sivjet ishte faji i Macron? A nuk ishte edhe vitin e kaluar Macron president i Frances? Pse ne fjalimin e tij Macron flet vetem per Shqiperine? Pse Bundestagu vuro 9 kuahte keee vit, kur vitin e kaluar flitej per pese prioritete? A nuk ishte nje jo e kamufluar edhe nga Bundestagu gjerman? Dhe se fundmi a mund te thote kush se a do kete ndonje rast kur ky Km te thote te verteten?

  9. Tere jeten Europa na ka dashe aq shume sa qe gjysma e Shqiperise eshte prere me gershere ne Mal te zi.Serbi,Greqi etj.Jemi i vetmi vend ne europe qe kufizohemi ne kufij me vehten tone.Qe Rama eshte vazhdim i i hajduterise kjo dihet por ama qe te gezohet Saliu me Bashen ,kjo eshte turp.Mire te na e bejne,e per cfare i duhemi ne ,per asgje ,vetem per hajdute.

    1. O antari i Libras ! Po si paske haruar more që Librat e Blushit i telendisi Rama në zgjedhjet e fundit e ai sot me Topin e kanaleve po i del në mbrojtje përsëri Ramës ?
      Po flasim për Europën e bashkuar demokratike aktuale e nuk po flasim as për Europën e kohës së kryqëzatave, as të Napolon Bonapartit, as të dy luftërave botërore që patën dhjetra miliona viktima.
      Ka padyshim edhe në politikën e Komisionit europian, qëndrime kontradiktore e politika të dyshimta të ndikuara nga aleancat partiake, por nuk ka sepse të folklorizojmë poezitë e At Gjergj Fishtës për qëndrimin e Europës së fillim shekullit të kaluar, me kohën kur shqiptarët u ngritën për të përmbysur regjimin diktatorial kriminal enverist, me thirrjen për ta bërë Shqipërinë si Europa.
      Rrëzimin e sistemit diktatorial komunist, nuk e kërkoi as Kristaq Rama apo Kiço Blushi , që të dy antarë të presidencës së Ramiz Alisë e as bijtë e tyre, po e bëri “Saliu” që ti kujton se po e zhvlerëson pa e përmendur faktin se profesor doktor Berisha, është presidenti i parë shqiptar i zgjedhur me vota demokratike.

  10. PER RAMEN ESHTE DITE FESTE SI ATA TONAT NE KOMUNIZEM SI DITA E BAJRAMIT E SHNGJERGJIT DITA E VERES QE I FESTONIM NE FSHEHTESI NGA PARARDHESIT E KETYRE KY E FESTON SOT MAPRANIMIN NGA FRIKA E POPULLIT SA TE KALOJ LUMIN DHE PASTA DO TE THOTE HAPUR NE KEMI KU TE PRANOHEMI JA KETU DO JEMI AI KA BERE TE GJITHA PERPJEKJET QE MOS TE HAPEN NEGOCIATAT DHE JA ARRITI ME SUKSES DHE PA U KUPTUAR SE NUK I DONTE. NE DO HAME DHE BARE DHE DOREN SJASHTRIM KUJT KJO DO JETE SHPREHEJA QE DO TE DEGJOJME SHPETE SHPEJT NGA GOJA E KETIJ TE LAJTHITUR. CFAR NEGOCIATASH KERKONTE AI KUR KA 6- VITE KA PUNUAR KUNDRA TYRE QE ME GRISELDE, E MJERE E DERI DJE

  11. E VETMJA E DREJTE QE KA RAMA ESHTE TE ULET NE GJUNJE DHE TE KERKOJ FALJE GJITHE SHQIPTAREVE DHE TE LARGOHET SA ME LARG QE TE JETE E MUNDUR .

  12. BUSHAT BENI CESHTE E MUNDUR TE LARGOHET KY ZKIZOFREN PO SHKATERRON SHQIPERI QE PER 100 VITE NUK RREGULLOHET ME AI KA PLANIN TE KTHEHET NGA RUSIA KETE KA PLANE PO NA LARGON VET ME QELLIM NGA EUROPA DHE PAK KOHE KA FRIG AMERIKEN SE PO MES TE KETE FRIG AMERIKEN SOT PO PO SOT THOT NE HAME BARE POR MAS HARRONI BUSHAT KJO DITE NUK DO JETE E LARGET UNE NE KETE PORTAL KA MBI 1000 HERE QE E KAME THEN E STERTHEN DHE TE GJITHA RRUGET E NDJEKURA NGA RAMA ATJE TE COJNE JA KETU DO JEMI ………

  13. Siç e di Rama të drejtën, ai shton dozën e kokainës dhe lumturia i vjen si nga qielli. Ne, tashmë, jemi mësuar ta shohim duke festuar në ditët më të turpshme, në çdo disfatë, kur bota na sheh si Delja e zezë e Evropës, kur na quajnë Narkoshtet, Kolumbi e Evropës, kur populli i lë hijen, kur krybashkiakët e deputetët i dalin kriminelë dhe gjithmonë fajin e kanë të tjerët. Një i sëmurë psikik kështu e sheh botën që e rrethon, prandaj feston e kështu do të vazhdojë derisa tifozlleku sportiv i yni të mos vuajë më nga Sindroma e Stokholmit. Le të shërohemi ne, para se të shërojmë “ rilindasin e madh.” Përndryshe , festat e ramës nuk kanë të mbaruar, sado të shpifura të jenë. Ai gjithmonë ka të drejtë , edhe kur nuk ka. Ato lloj festash i ngjajnë festave të ujqërve, kur shqyejnë delet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *