• |
ide | kryesore

Detaje nga shpërthimi me tritol në Tiranë, policia zbulon shënjeshtrën e atentatit (Emri)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nje sasi lende plasese ka shperthyer ne nje mjet ne kryeqytet kete mengjes, duke krijuar panik ne rrugen e mbushur plot me njerez qe ne ate orar shkojne ne pune apo cojne femijet ne kopshte e shkolla.

Policia e Tiranës ne nje informacion paraprak ben me dije se rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit Artion Bylyku dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Mësohet se lënda plasese ka shperthyer sapo eshte shtypur pulti per te hapur automjetin nga pronari i saj.

Ne vendngjarje u krye edhe shperthimi i kontrolluar dhe raportohet se ka qene nje sasi e vogel lende plasese. Dyshimet e para jane se kjo ngjarje ka qene si nje paralajmerim per pronarin e mjetit, raportoi gazetari i News24.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Ka shperthyer sapo ka shtypur pultin dhe ne vendngjarje u krye shperthim i kontrolluar? Sikur nuk shkojne bashke se sipas njoftimit ka pasur vetem nje shperthim apo vetem shkrujm nje lajm dhe varja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *