• |
ide | kryesore

E FUNDIT/ Zhduket pa gjurmë 11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS

Lajme, Të fundit



Humb pa lënë gjurmë në kampet e ISIS, 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha. Ka qenë babai i tij që i tha ABC News se djali i mitur nuk gjendet më në kampin e Al-Holit. Afrim Berisha u shpreh se kontaktin e fundit me të birin e ka pasur më 25 shtator, ditën e takimit në kamp. Ai shtoi se do të niset menjëherë në Siri për të kërkuar të birin.

Pas publikimit të emisionit investigativ “Le Iene”, Berishës iu premtua ndihmë nga shteti italian për të birin, por më pas ai është njoftuar se djali nuk ndodhet më në këtë kamp dhe nuk dihet vendndodhja e tij. 11-vjeçari Alvin Berisha ishte dërguar në Siri nga nëna e tij Valbona Berisha, e cila i ishte bashkuar luftëtarëve të ISIS-it. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *