Mesazhi për Insigne, paralajmërime për Mertens e Callejon. Aurelio De Laurentiis i ka hapur rrugë komenteve të derdhura lumë tashmë për të ardhmen e Napolit, pas deklaratave mbi merkaton, pa asnjë filtër. Befasia e madhe e të gjithë tifozëve, që ka ngjallur njëkohësisht dashurinë e urrejtjen, është ajo për një rikthim spektakolar të Gonzalo Higuain, tardhëtarit të madh për tifozët e Napolit, pas kalimit tek Juventus. “Përsé jo, nëse Ancelotti ma kërkon…”.
Pas 36 golave të shënuar në 35 ndeshje në 2015-16 në drejtimin e Maurizio Sarri, Pipita kaloi me shpejtësi të jashtzakonshme nga figura e heroit në San Paolo, tek tradhëtari i urryer, pas kalimit të tij tek Juventus, kundërshtari direct për titullin në vitet e fundit. Një lamtumirë e pagëlltitur asnjëherë nga tifozët, pas 90 milionë euro të paguara nga Zonja e Vjetër por edhe raportet e tensionuara, si janë shpjeguar më pas, të Higuain me presidentin De Laurentiis, që ka shpërthyer tërbimin e tij pas golit të sulmuesit bardhezi në San Paolo.
Një raport delikat e kurrë i shpjeguar deri në fund, por në të cilin De Laurentiis – të paktën sipas fjalëve të fundi – duket se nuk mban kujtime të këqija ose inate: “Nuk më takon mua të flas ose të mendoj për një rikthim të Higuain e Ancelotti nuk ma ka kërkuar kurrë. E nëse do ta bënte do ti thosha: përse jo?”.