• |
ide | kryesore

“Ferguson u pagua për të rregulluar ndeshjen me Juventus”: deklarata bombë të Pagliara kundër Sir Alex

Sport



Pak më pak se katër vjet më parë, një hetim i Telegraph tronditi botën e futbollit anglez. I pari që ra në grackën e rëndë të gazetarit Kler Njuvel ishte Sem Allardis, në atë kohë trajner i kombëtares së Tre Luanëve: tekniku iu afrua biznesmenëve të rremë, të cilëve u dha këshilla se si t’i shmangeshin rregullave që lidheshin me pronësinë e tretë të lojtarëve në këmbim të 450.000 eurove dhe disa udhëtimeve. Një regjistrim i gazetarëve e mbërtheu dhe e vendosi atë me “shpatulla pas murit”, ndërsa e detyroi të jepte turpshëm dorëheqjen, por nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e Telegraph.

NGA VALIXHJA E KORRUPSIONIT SKANDALOZ DERI TEK ALEX FERGUSON – Një nga figurat më të thella të kërkuara nga gazetarët ishte Pino Pagliara, ish-bashkëpunëtori i Luciano Moggit tek Juventus. Një personazh mbi të gjithë i paqartë, që në 2005-ën do të bëhej i famshëm për historinë e valixhes të mbushur me para në përfundim të Genoa – Venezia. Këto ditë është nën proces në Angli për një tjetër rast korrupsioni dhe në zhvillimin e hetimeve, prokurori Brayan O’Neill, ka sjellë disa deklarata të bëra nga 64-vjeçari, që thirri në çështje të tjerë personazhe të rëndësishme të futbollit britanik: Stiven Meclaren, Nwankwo Kanu, Herri Redknapp dhe mbi të gjitha Sir Alex Ferguson. Sipas Pagliara, ish-trajneri i Manchester United, ka pranuar prej tij një Rolex të artë prej 35.000 eurosh në këmbim të humbjes të skuadrës së tij, në një nga sfidat (jo të identifikuar) ndaj Juventusit në Champions League. Nuk ka qenë i vetmi rast mes të dyve: një detaj ky që ka sjellë reagime tek anglezët për të cilën Ferguson është një lloj miti. Hetimi tani për tani po ecën përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *