• |
ide | kryesore

Flamurtari, klubi legjendë mbyll gojën para problemeve

Sport



Rezultatet mungojnë, shpjegimet gjithashtu. Në Vlorë nuk mendojnë se situata drastike në të cilën ndodhet klubi ka nevojë për shpjegime kunddrejt atyre tifozëve që e kanë mbështetur skuadrën kuqezi gjithnjë, apo edhe atyre që janë të shqetësuar për kaosin e paprecedentë në të cilin është përfshirë Flamurtari. Kështu, përsëri nuk ka konferencë për shtyp, madje nuk është denjuar as të bëhet një njoftim mbi këtë zgjedhje, që po shoqëron klubin gjatë gjithë rezultateve negative të marra muajt e fundit.

Nuk bëhet fjalë madje për heshtje shtypi, sepse nuk ka një qendrim mbi këtë cështje dhe në klub askush nuk jep shpjegim mbi mungesën e daljes për mediat në konferencë për shtyp. Akush nuk dëshiron të marrë përsëipër peshën e rëndë të mungesës së rezultateve dhe për më tepër shpresës për të parë një ndryshim kursi. Detyrimi për fitore është thjesht një kërkesë që më tepër bëhet si presion mbi stafin teknik dhe trajnerin Dritan Sadedini, se vërtetë mendohet se mund të bëhet më shumë në situatën aktuale.

Një heshtje përpara transfertës në Elbasan me Teutën, ashtu si gjithë përgatitjet përpara 90 minutave në të cilat kërkohet fitorja. Kuqezinjtë të paktën nuk kanë problem formacioni, duke konfirmuar vetëm mungesën e sulmuesit Bajram Nebihi, i cili ka patur një shqetësim në kavilje. Flamurtari i ka mbyllur përgatitjet me një seancë stërvitore gjate paradites, ndërsa nisja e skuadrës drejt Elbasanit do të bëhet vetëm ditën e ndeshjes, gjë që tregon qartë vështirësitë që ka skuadra vlonjate, jo vetëm në rezultate.



1 Comment

  1. “klubi legjendar” Nuk besoj se ndonje klub shqiptar i futbollit ka arritur ndonjehere te jete legjendar!!!…… PER gazetucet trukokalle: Nuk jane fjalet eskalamative qe bjne intresant e te vlersuar nje shkrim, por permbajtja e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *