• |
ide | kryesore

Foto fakt/ Daily Mirror zbulon negociatat: Pogba takohet me Zidane në Dubai

Sport



Nuk do të jetë në ndeshjen e madhe të Premier League mes Manchester United e Liverpool, mesfushori kampion bote Paul Pogba. Dëmtimi në kavilje e detyron francezin për një ndalesë të detyruar. Ndërkohë, mesfushori po i gëzohet pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtareve, me pushime në Dubai, në shoqërinë e … Zinedine Zidane. Daily Mirror ka publikuar një foto që tregon Oktapodin që bisedon në anë të pishinës me teknikun e Real Madrid. Një foto që është bërë menjëherë virale e që ka shumëfishuar zërat e merkatos.

Që Pogba dëshiron të largohet nga Manchester nuk është një mister. E Spanja mund të jetë një destinacion i preferuar për francezin. Tratativa me Real Madrid, në fakt, nuk është e re: edhe në verën e kaluar Red Devils kishin hyrë në bisedime me klubin madrilen, por gjithcka u mbyll pa u konkluduar. Tani transferimi i ish-mesfushorit të Juventus mund të kthehet në tavolinë: Zidane e konsideron Pogba zgjedhjen e parë për të përforcuar mesfushën e ndoshta në këtë takim të dy kanë folur pikërisht për këtë gjë.

Zidane ishte në Dubai për konferencën e përfshirjes së inteligjencës artificiale në botën e sportit. Pogba ndodhet aty për pak relaks, duke mos qenë i impenjuar me kombëtaren e Francës për shkak të dëmtimit. Në këtë rast, ndoshta lojtari ka patur mënyrën të bindë edhe më shumë trajnerin e blancos ta marrë me vete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *