• |
ide | kryesore

Klose, pickim Strakoshës e mesazh Tares: “Dua të stërvits në Serie A”

Sport



Kur Miroslav Klose mbërriti tek Lazio, me insistimin e Igli Tares, rezultoi një sukses, pavarësisht moshës së sulmuesit gjerman, që në atë kohë ishte në fund të karrierës. Klose garantoi eksperiencë dhe siguri, duke u konsideruar një nga lëvizjet e gjetura të drejtorit sportive të Lazios, me të cilin gjermani ka ruajtur një raport të mirë. Në intervistën e dhënë nga Klose për La Gazzetta dello Sport, gjermani ka folur për një të ardhme si trajner në Itali: “Do të më pëlqente të drejtoj në Bundesliga e pastaj në Serie A. Lazio? Po, por me qetësi, më parë duhet të stërvis tek të rinjtë për të qenë gati për rolin” ka thënë ish-sulmuesi lacial.

Klose e kujton mirë kohën kur mbante fanellën bardhekaltër dhe një portier të ri, që atëherë ishte larg nga të qenit protagonist, madje nuk të jepte as sigurinë se do të mund ta bënte një ditë. Ky, të paktën sipas gjermanit, ishte përkufizimi për Strakoshën: “Surpriza e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar. Nuk përcillte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur” përfundoi Klose.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *