• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në dy ditë/ Piruetat e Zaev nga dorheqja tek shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

-Instant, Kryesore, Lajme



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen, por ka gjetur një rrugë të ndërmjetme dhe për tu hakmarrë ndaj Europës dhe për të mbajtur premtimin se ai do të largohej në rast dështimi.  Menjëherë pasi në Bruksel u dha lajmi se nuk do të ketë çelje të negociatave me Tiranën dhe Shkupin, Zaev mblodhi ministrat e tij në Shkup në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Dështoi me negociatat/ Zaev: do shkojmë në zgjedhje të parakohëshme

Më pasi ai zhvilloi edhe një takim me kryesinë e partisë së tij LSDM-në dhe në fund zhvilloi edhe një takim me aleatin kryesor në qeveri, Ali Ahmetin e BDI-së.

Burime nga qeveria e Zaevit zbuluan për mediat vendase se ai ka pasur biseda të gjata në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, por edhe kryeministrat e Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë edhe me eurokomisionerin Johannes Hahn.

Mësohet se nga të gjithë liderët evropianë ai mori mbështetje të qartë që të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur duke vijuar me reformat integruese.

Agjencia e lajmeve MIA citon se “liderët e BE-së i njohin hapat e ndërmara nga Maqedonia e Veriut, se vendi dhe qytetarët janë plotësisht të përgatitur, por disa vende të BE-së nuk janë gati për një zgjerim të ri.

Dështimi me negociatat/Opozita maqedone kërkon zgjedhje të parakohshme

 Burime zyrtare thanë se gjithsesi Zaev po vijon konsultimet në nivele të ndryshme, në lidhje me hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmarrë pas dështimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Burime të lapsi.al thanë se Zaev është shprehur i gatshëm të japë dorëheqjen, por të gjithë e kanë këshilluar të mos nxitohet duke e çuar vendin në zgjedhje. Në tryezë ka qenë edhe varianti që ai të lërë detyrën e kryeministrit dhe në vend të tij të vijë një emër tjetër nga mazhoranca aktuale, por edhe ky variant nuk është pranuar.

Një emër që qarkulloi në qarqet politike është ai i ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski i cili mund të drejtonte qeverinë deri në fund të mandatit. Në krahun tjetër opozita kërkon largimin e Zaevit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Por pasi ka pasur gjithë këtë opsioneve në tavoline lideri i majtë maqedonas me sa duket ka marrë vendimin për ta shpënë vendin në zgjedhje pa u larguar vetë nga detyra.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev në një mbledhe të kabinetit qeveritar.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme” e justifikoi kryeministri vendimin e tij.

 

©LAPSI.al



13 Comments

  1. Pra praktikisht e KA DHENE dorehewjen, por nuk i eshte pranuar nga aleatet dhe partneret evropiane!

    Në dallim me Çitjanen e Dhjerë…

  2. kot e keni, i keni provuar te gjitha menyrat po as kesaj rradhe nuk iu funksionoi. Keni bere thjesht tentativen e rradhes qe te rrezohet Rama e te ngrihet Basha

  3. Kjo eshte realisht levizje e turpshme nga kancelerite europiane. Edhe me e rende se ndeshkimi qe i bene maqedonise per shkak te Shiqiperise. E pamirekuptueshme frika nga nderhyrja e Rusise, qe eshte lehtesuar pas jo-se. Njerezit nuk mund te mbahen larg zgjedhjeve. Ky tmerri nga kutite po behet si trend. Zgjedhje njerez! Sa me shpesh aq me mire. Nenvleresimi qe i behet aftesise se popullit per te kuptuar proceset e shkakton revolten ndaj estabilishmentit dhe jo Rusia apo populistet e keqinj. Sa me shume t’i percmoni dhe t’i mbani larg proceseve, aq me shume do ta pesoni. Kutia eshte clirimi dhe shpetimi i vetem per demokracine dhe zhvillimin.

  4. Lobimi me para krimi ruse funksionoje dhe me ndihmen e madhe qe i dha dhe luluja i salihut,te keqen e madhe e kemi ketu brenda

  5. Ne dalim me Citjanen e Dhjere …..
    ke 6 vite qe po i mer ere…….
    te kane mbetur edhe dy te tjere….
    o Muti i Meros, o i mjere.

  6. Ne lajmin e disa oreve me pare Lapsi deklaron qe Zaev jep doreheqjen. Fakt i kryer.

    Tani per ta la mutin me shure lajmerojne qe shumica e udheheqesve te BE e paskan telefonuar Zaevin dhe e kane bindur te mos jape doreheqjen. Se i plas trapi Merkel per Zaevin.

    I vje hidhet lapsit kur shalegjati i injoro studiove dhe i qu media kazan.

  7. Imagjinoni qe Greqia ti beje presion Shpitareve qe te ndryshojne emrin, shqiptar, dhe te pranojne nje emer qe ja ka kokra e qefit Greqise me premtimin se do futet ne BE, pastaj si zakonisht me Greket, je i mashtruar. Çfare duhet te bejne shqiptaret? Kete pyeje po bejene sot Maqedonasit, perse Zaev na the te ndryshojme emrin, realisht ne referendum Maqedonasit thane jo ndryshimit te emrit, Zaeve duhet te jape dorheqjen, e mashtruan, Maqedonia te shkoje ne zgjedhje dhe emri i ndryshuar te refuzohet. Ne te semes te shkoje Greqia dhe kurva e motit Evropa.

    1. Humbje kohe te imagjinosh gjera qe nuk kane asnje shanc te ndodhin. Kot. Maqedonia e Veriut e meritonte hapjen, por ka nje gjyle te kemba qe nuk e le te eci para.

      1. E vetmja arsye se pse e meritonte maqedonia ne ndryshim nga ne eshte se uli dhe breket fhe prap s’ia hapen negociatat, u hoqen emrat e rrugeve, aeroporteve, shkollave, emrin zyrtar kushtetues, i perdhosen e i trajtuan si lecke per hir te ketyre negociatave e prap s’iu dhane gje

  8. Per hir te fakteve premtimi ishte per anetaresim ne NATO dhe jo per negociatat. Per NATO maqedonia i kishte plotesuar kriteret teknike, por mbetej problemi me Greqine. Ne fakt edhe per negociatat i kishte plotesuar kriteret, por kete radhe pengese nuk i’u be Greqia, por Shqiperia. Eshte bela me fqinj te keqinj. Gjithsesi, jam dakord me Astritin qe doreheqja duhet dhene qe ta gjykoje populli pergjegjesine. Populli ka aftesine te gjykoje sakte, prandaj Rama nuk e le te votoje i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *