• |
ide | kryesore

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, vrasësi Gëzim Toma pikaset nga rojet

Lajme, Të fundit



I dënuari me 20 vjet burg, Gëzim Toma, ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin.

Mësohet se arratisja e mbetur në tentativë është pikasur në kohë nga rojet e burgut dhe Toma është kthyer sërish në qeli.

I dënuari ka tentuar të arratiset edhe gjashtë vjet më parë nga burgu i Drenovës, për t’u larguar më pas drejt Greqisë, nga ku u ekstradua në fillim të këtij viti.

Për këtë arsye, krahas dënimit për veprën e rëndë kriminale të vrasjes, mbi Tomën është provuar fajësia edhe për vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu.

Kush është Gëzim Toma:

Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit, dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *