• |
ide | kryesore

Burrel, rrëmbehet me forcë një 31-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një 31-vjeçar është marrë peng me forcë nga katër persona, njëri prej të cilëve ka rënë në pranga.

Sipas njoftimit të Policisë, për shkak të një konflikti të hershëm, katër shtetasit me iniciale S. L., L. I., M. B., S.L., dhe I.K, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç. Ky i fundit është dërguar më pas në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Mes katër pengmarrësve, Policia ka mundur të vërë në pranga vetëm shtetain S.L., 32 vjeç, banues në Burrel. Ndërsa, 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim dhe shtetasi I.K. po procedohet në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, janë sekuestuar në cilësinë e provës materiale një armë e zjarrit tip kallashnikov model 56 me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga pengamrrësit.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

S. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *