• |
ide | kryesore

Negociatat, Basha: Duhet lidership të luftojë krimin dhe korrupsionin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur për Euroactiv lidhur me vendimin e pritshëm të Brukselit kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Basha thotë se tani vendi ka nevojë për një lidership të ri që do të realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, është shprehur kreu i opozitës.



7 Comments

  1. Ky qe te vret te vjedh,qe mer miliona euro nga nje pallat ne det,ky do beje qe makroni te ndryshoje mendim,ja lulu sa te mbarojne hetimet e lobimit rus dhe babalen dhe do jeshe kryekariminister

  2. Ç’lidhje ka te qenit lider Basha?? Si Minister, Kryetar Bashkie e Kryetar Partie i ka te dhuruara, lideri i fiton vete, Bashen e genjen mendje qe shqiptaret te llaftarisur nga qeverisja e keqe e Rames do ja dhurojne Kryeministrine Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *