• |
ide | kryesore

Negociatat, Franca vendos veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të presin për aspiratën e tyre evropiane. Liderët e Bashkimit Evropiane kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje.

Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca.

Presidenti Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë hapjen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfundimisht ai mbizotëroi ndaj liderëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Këshillit Evropian dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilët ishin në favor, shkruan politico.eu.

Nga ana tjetër, kryeministri i Holandes, Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm, që  do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të presë.  Por edhe për këtë propozim, liderët e BE nuk ranë dakord për të ndarë dy vendet.

Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Përkrahësit e vendosjes së vendeve të Ballkanit në rrugën e anëtarësimit argumentuan se të dy kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE dhe se besueshmëria e bllokut do të dëmtohet shumë, pasi ajo nuk arrin të përmbushë premtimet e saj.

3 Comments

  1. Te na rroj ylli bolshevik i kryministrit hale edvin kristaq muti ai duhet terhekur zvarr per se gjalli rrofshin PPP e koncesionet vidh ca te Dalí para bashk me hajdutet e tu me cizme e ka fa in Europa qe tahiri sesht ne burg e ka fa in Europa qe gjiknuri gjushi shullazet avdylajt balilajt e shum te tjer jan ne qeveri rroshet doshet balla spiropidhja e shum kurva te haremit kan lidhje me qeverin krimi droga kondrabanda u shofshi far e flliqur MOS ta kerkoim fain tek franca kur karagjozi i citjaneve e atleteve adidas esht gjak pirs ta gezoni o popull se edhe mete her e ka fajn Saliu

  2. Ehhh si ndryshojne kohet….
    Dikur dilesh pa breke plazheve te Frances – sot breket t’i veshin kokes!
    Po del, del dielli prape neser…. dhe i heqim prape breket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu