• |
ide | kryesore

Negociatat, Gjermania me plan “B” për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Liderët e Bashkimit Europian, pas dikutimesh të gjata që prej ditës së djeshme, duket se ende nuk kanë një qëndrim final sa i takon çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E ndërsa Franca është kundër hapjes së negociatave, me pretendimin se është rritur numri i azilantëve shqiptarë, Euroactiv shkruan se pas mesnatës së mbrëmshme kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tusk raportohet se është munduar të bindë vendet anëtare të firmosin draftin për negociatat, por Franca, Holanda dhe Danimarka kanë rezistuar.

Gjatë kësaj periudhe, Franca pritet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE.

Sipas planit gjerman, vendimi për negociatat do të merret në dhjetor, kur pritet të gjendet një mënyrë për dhënien e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën , dhe implementimin e rregullave të reja të Macronin.

“Euractiv” shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta.



8 Comments

  1. dmth ne dhjetor priten te celen negociata te mbyllura rreth hapjes se panegociueshme te mundesise se anetaresimit brenda nje kohe te pacaktuar…. per Shkupin e Tiranen.
    C’diell do te dilka dhjetorit!

  2. ”” “Euractiv” shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta.””

    Ky eshte paragraf i shtuar nga lapsi se ne lajmin e Euroactiv nuk shkruhet fare per Spanjen.
    O njerez lexojeni vete artikullin tek Euroactiv sepse keta te lapsit shtojne paragrafe sipas interesit te tyre.
    Kerkoni ne google Euroactiv dhe lajmi e ka titullin ”’Western Balkans: EPP’s think tank says France ‘damages’ EU interests”’

    1. Sapo e lexova ate artikullin dhe ti ke te drejte . Nuk e gjeta kete paragraf. Por cfare interesi ka Lapsi ta beje nje gje te tille , kete nuk e kputoj.

    2. Po çfarë rëndësie ka kjo se a e ka përmendur Euroaktivi edhe Spanjën apo jo ?
      Ti vetë o byrazer si mendon ?
      A e ka luftuar kjo qeveri korrupsionin e krimin apo i ka lulëzuar këto ?
      Po pse more, a kanë qenë të verbër europianët e nuk kanë parë të filmuara nga mediat me mijra hektarë të mbjellura me kanabis apo që në Shqipëri kanë qarkulluar qindra kilogram kokainë ?
      Po pse a janë të verbër e të shurdhët gjermanët që nuk kanë parë e dëgjuar se çfarë bisedonin krerët e mazhorancës qeverisëse me kapobandat e drogës për të vjedhur e rëmbyer vota me para të pista droge ?
      Kujton ti se nuk e dijnë europianët se ky kryeministri që ju shkon atyre me atlete e brekushe e kërkon të bëje liderin botëror, po i afrohet Enver Hoxhës duke i rëmbyer të gjitha pushtetet si diktator ?
      Një gjë duhet ta dish o byrazer se angjensitë e zbulimit europian dijnë shumë më tepër për bëmat skandaloze të kësaj qeverie edhe se opozita shqiptare, por qeveritë e këtyre vendeve, kanë si piksynim që edhe kështu siç është Shqipëria, duke e futur në darën e hapjes së negociatave, do ta detyrojnë jo vetëm këtë qeveri por cilëndo qeveri që të vijë, që të lejë të lirë drejtësinë që tju bjerë kokës politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *