• |
ide | kryesore

Negociatat/ Kryeministri holandez “venit shpresat: Shqipëria ka ende rrugë të gjatë

Lajme, Të fundit

Holanda vijon të përforcojë qendrimin kundërshtues ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Teksa pritet që ditën e sotme, Këshilli Evropian të komunikojë vendimin final në lidhje me “fatin” e bisedimeve mes Brukselit, Tiranës dhe Shkupit zyrtar, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka theksuar se arritjet e deritanishme të Shqipërisë nuk mjaftojnë për të dhënë “dritën e gjelbër”.

Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”- ka thënë mes të tjerash Rutte për mediat, duke shtuar se nevojiten reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit.

Tre ditë më parë, u mblodhën në Luksemburg ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të përcaktohet hapja ose jo e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se 3 vende anëtare (Franca, Holanda dhe Danimarka) janë kundër dhe se po punohet për arritjen e një konsesusi. Ndërkohë, pavarësisht tentativave të Gjermanisë, Macron mbetet refraktar në mospëlqimin për nisjen e bisedimeve me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor. ©Lapsi.al

 

 

 

3 Comments

  1. Cfare thote ky. E di ky qe ne 19 Tetor do linde dielli per Shqiperine.
    Pensionet 200 %
    300.000 vete do punesohen tek parku liqenit dhe kopshti botanik.
    Me nje fjale po pregatiten 2.800.000
    Luge floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu