Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur mbi vendimin që pritet të merret ditën e sotme nga Këshilli Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Në një dalje për mediat nga qyteti i Kukësit, Meta u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të mos humbasin shpresat, ndërsai ftoi vendet skeptike që të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman, i cili ka vendosur të japë një pëlqim të kushtëzuar për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë. “Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”-tha Meta.
Ndërsa i pyetur nëse do të dekorojë kryeministrin Edi Rama në rastin e çeljes së negociatave, sikurse ka deklaruar më herët, Meta dha një përgjigje evazive. “Sot jemi këtu për të dekoruar radio kukësin, sepse e ka merituar tërrësisht duke përmbushur misionion e tij fisnik në drejtim të mbrojtjes së të trejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi.“- tha kreu i shtetit për gazetarët.
Je bere si Bes Karllaku
Ti je nji nga copat e mutit te PS-se…Mos llap shume,sepse tashti qartazi po shohim pasojat e kurverise tende ne vitin 2013.LEGEN i ndryshkur.