• |
ide | kryesore

Negociatat/ Rama: Morëm një refuzin, por vazhdojmë rrugën pa asnjë ndryshim

Lajme, Të fundit



Pas “Jo”-së së Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kjo përgjigje negative është rezultat i përplasjes së qasjeve të ndryshme mes Francës dhe Gjermanisë.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Rama tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të Unionit, madje të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirante, përkundër Gjermanisë që ishte pro nisjes së kushtëzuar të bisedimeve.

Sipas shefit të qeverisë, çështja e fluksit të azilantëve është “bisht” që i shtohet thelbësores, pasi në mendimin e tij, “jo ne dhe Maqedonia, por cilido nga vendet nuk do të kishte marrë konsensus”.

 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Nuk e them unë, këtë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE por e keni dëgjuar vetë të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave europiane dhe kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga kryeministrat e pranishëm në takim. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës. Nëse duam të shikojmë drejt në sy të vëretën është ajo që kam dhënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje mes Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për shpresën e një kompromisi. Nga ana e Macron nuk ka pasur asnjë hapje. Në konferencën për shtyp i dha të gjitha më shkoqur se vendet e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon reformim deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Ndërveprimi për Ballkanin Perëndimor nuk mund të zhvillohet me të njëjtin mekanizëm. Liderët e BE e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është një rezultat i mosarrtijes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre. Është e tepërt kur i shtohen bishta thelbësores. Jo po azilantët. Jo ne dhe Maqedonia, por cilido nga vendet nuk do të kishte marrë konsensus. Kemi marrë një refuzim. Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim. Çfarë kemi bërë deri tani e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për vendin tonë. Reforma në Drejtësi nuk i është kërkuar fare vendeve të tjera. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. E duhura për popullin dhe vendin tonë. Do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën “Po” të Bundenstagut. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër, pikë për pikë kërkesa për funksionimin më të mirë të institucioneve. Jo sepse e ka kërkuar Gjermania. Do t’i bëjmë të gjitha të tjerat pa ndryshar asgjë. Është një lojë qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe sesa ne. Askush nuk e ka përjashtuar perspektivën e integrimit tonë si rajon. Në fund të fundit, integrimi është një proces transformimi të brendshëm.

Lajmi është në përditësim…



13 Comments

  1. Skishim dyshim qe ne Albanistanin tone askush nuk mban pergjegjesi demoktatike! Fajin na e kan gjithmone te tjeret! As deri te bastardet turko-sllever + shqiptaret e Maqedobise veriore nuk arrijme! Turp!
    Rama ik!
    Berisha ik!
    Meta ik!
    Basha bo ca te dush se gjithsesi je vk
    Mona ….je e neveritshme ksbu qe ik edhe ri!

  2. Ti je komplet i semure……,djalli vete !Jep doreheqjen perbindesh……,ik e zhduku mashtrues,nuk e degjuam ne Macron-in ?!Nuk e kuptojme kur shprehet ai,qe t’na molepsesh koken me pisllikun tend qe mbart e qe e ke te pafund !Ik hajdut,kriminel e monster njeri !

  3. Pse ti nuk krijove kushte me te mira jetese per Shqiptaret te cilet nuk do ta braktisnini vendin , por u leshuat si derra duke grabitur cdo gje veç per vehte, je nje bastard dhe asgje me shume , VEMJE !!!
    Je nje person i shpifur sa me ska !
    Bir komunisti …….

  4. PO KUSH TE LENT TE NDRYSHOSH MOR PLEH TI E THUA PA ASNJE NDRYSHIM PO KUSH JE TI QI LE SHQIPTARET JASHTE EUROPES DO E PAGUASH SHTREJT NJE VEPRIM TE TILL NGA POPULLI SE TI VETE I KE VIZAT PASHPORTAT DIPLLOMATIKE ME GJITHE ATA SOROLLUPATE E SOROLLUPET TUAJ POR POPULLI ….

  5. Pa snji ndryshim…!!?????Thote mashtruesi ,bravo e madhe or qenef kryemut .
    Fajin si gjithmone e kane te tjeret.
    Kush t’a ka borxh edhe kete here?Shkodranet, Berisha,Makron,Merkel,apo Hollanda,Danimarka,Spanja ,Finlanda…!!??
    Merr shembull nga karakterforti Zaev.
    Largohu-largohu-largohu……Ti je shkaktari i vetem bashke me zorraxhinjte qe te lepihen!!!

  6. Po mire mor gazetaruc kujt tja kerkoj mocionin ky deputetve te tij se ata kopilat e opozites se re kete do votojne . Keshtu qe le te na udheheq ky qe te kapim vendin e pare per azil kerkuesit per her te pare ne europ pastaj ne bote. Urime KARIzmatiku jone

  7. Doreheqja e Zaevit nuk te thote gje o i gjati ine ? Ky veprim nuk te jep ndonje shtyese per te marre rrugen drejt institucionit me demokratik te demokracise , DOREHEQJE ? Ti qoftsh o i gjati ine , ti qofsh o i biri i Anetes .

  8. E kuptoni se cfare thote? Ne do te vazhdojme rrugen qe kemi nisur. Subkoshienca foli njelloj sikur tha “s’keni pare gje akoma”. Tha me fjale te tjera: Do vazhdojme njesoj si deri tani me ppp dhe koncesione, duke i larguar njerezit nga vendi deri sa ta shkrumbojme kete vend.

  9. Keshtu vazhdo o karrrrrr deri sa te thyesh turinjt….. se kete rradhe e kane me ty personalisht sa duket

  10. Cfaj ka ai more. Faji qyrk po se vesh njeri. Ky te gjitha i ka bere ore, edhe mjekrren si cjap e la. Kinse mode evrumpjane. Madje Macron te jape doreheqje. Posi. Edhe Ver Llapa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *