• |
ide | kryesore

Nuk ka kaluar ende Vetingun, por betohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi është betuar sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia u zhvillua në Presidencë, në prani të ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Muçi u betua duke u zotuar se: “gjatë kryerjes së detyrave të tij do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”. Por edhe pse Muçi është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ai bazuar në Kushtetutë nuk mundet ta realizojë këtë detyrë, pasi nuk ka kaluar ende procesin e rivlerësimit në të trija shkallët e Vettingut.

Gjyqtari Besnik Muci vazhdon betejën e Vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në seancën e fundit, trupa e KPA-së, bazuar në informacionin e dhënë nga Komisioneri Publik kërkoi deklasifikimin e një dokumenti të klasifikuar si sekret shtetëror, ku thuhej se subjekti i rivlerësimit ka lidhje me dy persona të proceduar penalisht, tek të cilët ka blerë një apartament dhe një makinë. Sipas Komisionerit Publik, gjyqtari Muçi i ka një borxh në vlerën prej 21 mijë euro njërit prej personave të proceduar penalisht.



4 Comments

  1. Politikanet duken vetem nga menyra sesi ushtrojne pushtetin. Pasi na rrokanisi 6 muaj koken me fjalime vetesublimuese, ku nuk kuptoje ku mbaronte Gandhi dhe ku fillonte Rambo, kur vjen puna per te marre vendim me peshe, zgjedh per gjygjtar nje bir kurve te korruptuar. Ky eshte Iliri, shoku i Besit, Driteroit dhe Kastriot Ismailajt. Llogjet i ben me dy te paret, vendimet i merr me te tretin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *