• |
ide | kryesore

Pa tifozë e pa fusha…kthehet Superioria ‘e zbehtë’ nga problematikat

F1, Sport



Entuziazmi i gjithë ambjentit sportiv, pas dy performancave të mëdha të Kombëtares, në kualifikueset me Turqinë e Moldavinë, duhet të përqerndrohet tashmë tek kampionati, që rikthehet në fushat e lojës me javën e 8 të Superiores. Vetëm se problemet e një turneu nuk vojnë të evidentohen, duke filluar nga ndeshja e të premtes, që ngre siparin në një fusha asnjëanëse. Teuta prêt Flamurtarin, në një ndeshje që për durrsakët vlen qendrimin e vendit të parë, por duhet ta bëjë jashtë Niko Dovanës. Kjo sepse drejtuesit e stadiumit konstatuan se duhej përmirësuar fusha, gjë që në fakt duhet të ishte menduar me kohë, për të mos e nxjerrë skuadrën jashtë mureve të saj. Ultimatumi i marrë nga tekniku Sadedini e bën këtë ndeshje po aq të rëndësishme edhe për Flamurtarin, që kërkon ti shpëtojë me presion turpërimit të dy pikëve në 7 ndeshje.

Tirana luan të shtunën, por pa tifozët e dënuar për ngjarjet e derbit. Një ndeshje pa entuziazmin që përcjellin ata për të cilët luhet ndeshja e që rrezikon të bëjë një tjetër lëvizje pankinash, përballë Lacit, që ndryshoi teknik vetëm pesë ditë para ndeshjes. Mema sigurisht shpreson që skuadra të kthejë kurs pas tre ndeshjeve pa fitore. Pa tifozë edhe Partizani, në kryendeshjen me Vllazninë që do të luhet në Shkodër. Të paktën në Loro Borici, kryesuesit surprizë, bashkë me Bylis, Teutën e Skënderbeun, shkodranët do të kenë tifozët e tyre, në kërkim të një rezultati shumë të rëndësishëm ndaj të kuqve, që e ndjekin me një pikë distancë.

Nuk mund të gabojë as Shpëtim Duro dhe Kukësi, që me 10 pikë, kërkon të rikuperojë pozicione, duke filluar nga kapërcimi i Skënderbeut. Daja do të shfrytëzojë faktorin fushë për ti dhënë një impuls më shumë bardhekuqve, që janë të vetmit që nuk kanë provuar barazimin deri tani. Tepër intersante do të jetë edhe përplasja mes Luftëtarit e Bylis, me ballshiotët që, me golavarazh, janë në vendin e parë e duan të përfitojnë nga sindroma e minutave finale, që në dy ndeshjet e fundit, i ka lënë bluezinjtë me 4 pikë më pak në renditje

NDESHJET E JAVËS 8
18/10/19
Teuta 18:00 Flamurtari
19/10/19
Luftëtari 14:00 Bylis
Tirana 14:00 Laçi
Skënderbeu 17:00 Kukësi
Vllaznia 17:00 Partizani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *