• |
ide | kryesore

Pas lajmit për dorëheqje, po lakohet emri i zëvendësuesit të Zaev

Lajme, Të fundit

Sikurse u raportua edhe dy orë më parë nga agjencia informative “Ansa”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të japë zyrtarisht dorëheqjen pas mosgjetjes së konsensusit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Mediat maqedonase pohojnë lajmin duke shkruar se Zaev është larguar, por qeveria nuk do të bjerë dhe as nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas burimeve të agjencisë “Zhurnal”, kryeministri Zaev do të zëvendësohet nga ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ky i fundit mund të udhëheqë qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, që përkon me fundin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev  gjendet ende në Bruksel, ku u zhvillua (17-18 tetor) mbledhja e Këshillit Evropian mbi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gjasave, Zaev do të kumtojë vendimin përmes një konference për shtyp, pasi të kthehet në vendin e tij. ©Lapsi.al

2 Comments

  1. Levizje e sforcuar e kryeministrit Zaev,por e pranueshme dhe e aresyeshme!
    Kryem..ti i ine ka mprehe brinat,shikoni konferrenen per shtyp te tij…

  2. Levizje e sforcuar e kryeministrit Zaev,por e pranueshme dhe e aresyeshme!
    Kryem..ti i ine ka mprehe brinat,shikoni konferrenen per shtyp te tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu