• |
ide | kryesore

Pas Zaevit, ja ç’mendon Rama për dorëheqjen

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili tha se do të dorëhiqej, në rast të mosçeljes së negociatave të vendit të tij me Bashkimin Evropian, në “agorën” e aktualitetit politik në Shqipëri, është ngritur si paralele pyetja nëse homologu shqiptar, Edi Rama, do të çonte së paku vendin në zgjedhje të parakohshme.

Nga njëra anë, përballemi me zotimin e Zaev, që sipas raportimit të agjencisë informative “Ansa” është konkretizuar, ndërsa nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, ka mohuar kategorikisht mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, edhe pas një “jo”-je të prerë që pritet të komunikohet ditën e sotme nga Këshilli Evropian.

Pjesë nga debati në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili:

Rama: Ne, jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por ne do të vazhdojmë intensivisht të bëjmë punën tonë dhe do të vazhdojmë të ecim përparë njësoj siç kemi ecuar deri tani. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri, dita e re do të fillojë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë që kemi bërë sepse e bëjmë për vete, nuk e bëjmë për ata.

Vasili: Pra, ju as nuk e çoni në mendje ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme nëse ka përgjgije negative për negociatat?

Rama: Cilin vend? Francën të çoj unë në zgjedhje të parakohshme, apo Shqipërinë?

Vasili: Shqipërinë, zoti kryeministër.

Rama: Jo, Shqipëria nuk k apse shkon në zgjedhje të parakohshme sepse nuk i ka lënë asgjë mangët këtij procesi.

Kryeministri Rama i ka mëshuar tezës së tij se nuk bëhet fjalë për një votë kundër Shqipërisë, por ka vetëm një çështje të brendshme të BE-së. Një qendrim fuqimisht kundërshtues ndaj nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me vendin tonë, e shfaqën tri vende anëtare të BE-së: Franca, Holanda dhe Danimarka, që vinin theksin tek pamjaftueshmëria e ecurisë për avancimin e rrugëtimit evropian. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=ck4OHhsnyVw&feature=youtu.be



6 Comments

  1. Ne qershor 2018, Shqiperia kishte nje date dhe e gjithe kjo per merite te qeverise. Ne tetor 2019, jo vetwm qe nuk ka hapen negociatat, por pritet plani B i Gjermanise per te menduar nje date hapje negociatadh. Ne 2013, ASHE e asaj kohe premtoi hapje negociatash brenda mandatit te pare, por ne 2016 u tha qe fajin e ka opozita. MSA u mbajt peng per dy vjet per kryetarin e qarkit Fier nga opozita e atehershme. Sa ka bere kjo mazhorance (edhe kur ishte ne opozite) per ta larguar Shqiperine nga BE, nuk kane bere as sllavet dhe as turqit. Megjithate, fajin e kane gjiuhmone te tjeret. Sot KM pritet te dale ne konference shtypi per te shpjeguar meritat e tij dhe per te na folur per problemet e BE-se. Natyrisht qe me poturet dhe atletet qe kishte veshur dje, ai ka marre shume te dhena sekrete qe i ka fshehur ne poture dhe sot do na ndricoje me diellin qe lind me daten 19 tetor. Mos e besoni po deshet. Ai eshte e mira e perboteshme. Eshte Krishti per kristianet, apo Muhmeti per muhamedanet dhe eshte thuajse i barabarte me Zotin. Por do jete pernbi Zotin pas ca kohesh kur ta ktheje Shqiperine ne nje parajse (nenkupto shkretetire) dhe t’i largije gjithe banoret autoktone. Pyesni tao taon dhe dylqinjen po nuk besuat

  2. Tani Rama do futet ne kullen e ngujimit, e do ruaj dite e nate se mos hasmi vjen dhe e vret. Mos prisni qe Rama te jape dorheqje ose te beje zgjedhje te parakohshme. I duhet shembur kulla u ngujimit ku eshte futur.

  3. Po ca dorheqje thoni ju. Me show pompoz we vetem skenaristo-regjizori edrama di ti beje do I fusi 1 shkarkim presidentit dhe ja u zgjidh. Budallenjte nuk dorzohen

  4. Pse gjithmone ju duket sikur per ne ka rendsi se cfare mendon ky katnar per dorheqje. Cfare mendojme ne ka rendsi. Dhe ne mendojme qe ky katnar duhet qerruar duhet zhdukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *