• |
ide | kryesore

Përurimi i “Louis Vuitton” nga Donald Trump nuk pritet mirë nga publiku

-Instant, Paparazzi, Slider



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përuruar hapjen e fabrikës së re të “Louis Vuitton” në Texas, e cila ka punësuar 150 njerëz dhe numri i tyre do të shkojnë 1000 në 5 vitet e ardhshme. Së bashku me vajzën e tij, Ivanka Trump dhe CEO-n e kompanisë LVMH, Bernard Arnault, presidenti preu shiritin blu duke inaguruar fabrikën e re, e cila në dallim nga “Louis Vuitton” në Francë, nuk do të prodhojë çanta nga artizanët profesionistë. Në fabrikë do  të punësohen njerëz pa kualifikime dhe çantat 1200 dollarë e lart, do të etiketohen me “Made in USA”. Gjatë fjalimit të tij, Trump u shpreh me shaka se e njihte mirë këtë markë, pasi i kishte kushtuar shumë para. Përurimi i fabrikës nga Donald Trump nuk është pritur aspak mirë nga publiku, të cilët e kanë parë si një veprim që s’duhej bërë nga LVMH, pasi e gjithë Amerika po e konsideron Trump si një njeri racist. Madje, shumica e tyre janë shprehur në komente se që tani e tutje do t’i shesin produktet e tyre “Louis Vuitton” dhe s’do të blejnë më kurrë të tjera. Interneti ka marrë flakë nga lajmi i përurimit të fabrikës në Texas dhe një pjesë e madhe e popullsisë po del kundër këtij veprimi të Donald Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *