• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Arsyet e vërteta pse Franca bllokoi hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Franca ishte zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Në konferencën e ditës së sotme presidenti Macron u shpreh se vendet e Ballkanit kanë bërë reforma që duhen vlerësuar, por kjo sipas tij nuk mjafton për të hapur negociatat. Gjithashtu ai theksoi se nuk mund t’ia shpjegonte qytetarëve të tij se si mundet që një shtet që konsiderohet i sigurt si Shqipëria ka një nivel kaq të lartë emigrimi.

Ndërkohë, gazetarja e “Abc News“, Erisa Zykaj ka arritur të sigurojë argumentin kryesor që Franca përdori për të kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një zyrtar i lartë francez ka artikuluar qartë, se që prej vitit 2005, Franca ka një shqetësim të qartë lidhur me procesin e zgjerimit. Ky proces për Francën mbetet tepër i politizuar dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të hapen sipas kritereve politike dhe jo rezultateve në realitet. Për Francën është absolutisht e nevojshme të gjendet një metodë e re, pasi avancimi në procesin e integrimit europian nuk bëhet thjesht me reforma të aprovuara në letër.

“6000 pyetje juridike që ne mund t’i dërgojmë këtyre vendeve, nuk sjellin ndryshim të vërtetë për qytetarët e tyre” – është shprehur zyrtari europian. Franca fajëson Komisionin Europian që nuk ka dashur të ndryshojë procesin. Sipas zyrtarit të lartë francez, Komisioni nuk ka dashur të pranojë se ekziston një problem. “Ky problem nuk është trajtuar, pasi Komisioni Europian nuk dëshiron të punojë për të”, – është shprehur ai.

Ai është përqëndruar te problematike e reformave të integrimit në Shqipëri, duke veçuar problemet e mprehta të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shtetit së tê drejtës si dhe nevojën e madhe që qeveria shqiptare të bashkëpunojë për çështjen e azilantëve shqiptarë në Francë “vende si Shqipëria kanë humbur 15 deri në 25 përqind të popullsisë së tyre, një pjesë e mirë e së cilës është nën moshën 35 vjeç. Kjo tregon që ka diçka serioze që nuk shkon në vend”, – është shprehur zyrtari francez.

Ndërkohë, për Maqedoninë e Veriut, ai konsideron, se vendit i duhen vetëm disa muaj që të plotêsojë kushtin për prokurorinë speciale.

“Pra, nëse këto reforma bëhen dhe Komisioni propozon një proces të reformuar, Franca do të jetë në gjendje të thotë po hapjes së negociatave” – është shprehur ai.

Franca i jep kohë Komisionit Europian deri në maj të vitit të ardhshëm për të propozuar ndryshimet e nevojshme dhe njëkohësisht Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të plotësojnë kushtëzimin për të marrê dritën jeshile.



12 Comments

  1. Do me thene kjo qenka arsyeja e vertete?? Do me thene Shqiperia I paska bere te gjitha dhe Rama paska te drejte? Atehere si spjegohet qe Serbia ka firmosur qe ne 2011 dhe ne 2025 pritet te hyje, ndersa ne nuk po pa pranojne as ne negociata ne 2019? Ju te lapsi beni sikur beni opozite por me duket se beni punen e Rames!

  2. O koqe Serbia nga 17 kapituj ka mbyllur vetem tre ne dhjete vjete. Llogarite sa i vjet i duhet te pranohet.

    1. Shko ore gomar dhe shiko skadencen e bisedimeve. Ne 2023 mbarojne negociatat dhe ne 2025 futet. nuk varet sa kapitur ke mbaruar o ridhjeres por cilet..hajde qaj me Ramen sot e mbaje mend kete kohe injorant pabuks!

  3. O ju qifsha Europen, po ne ne Europe jemi. Madje akoma me mire se ne Europe dhe me pak ose aspak rregulla europjane. Shqiperia vetem keshtu mund te funksionojne pak rregull, pak korrupsion, pak lek neper duar, marojme pune shpejt, nuk rrim ne rradhe, qef o qef me shumice, po dhe ankesa pa lidhje nga mjesi mdark. Sot dreken ke ky restoranti per dark ke ky tjetri, nmjes pace me vere. Po dalim iher nga Jugu pse mos ta provojme dhe Veriun, po jemi qe jemi po ja fusim per Ahine os per Budva, Italia , Gjermania aty jane. Ca doni me teper. I beni neurope kto JO. I bejne europjanet kto JO. Kush do, le te dali ta provoje Europen dhe do patjeter do ‘’lumturohet’’. Pale po tshkosh namerik a kanada. Ueeee ca jete qe bohet ore!!!. Shqiptare budallenj!!!

  4. Sic shihen bathet po vazhdoi keshtu emigrimi dhe po vazhdoi keshtu refuzimi ketu do ngelet vec Gjergj Kastriot Edvini

  5. Nuk shkojn shume gjera ne kete vend dhe me te drejte franca i thote stop mbylljes se syve per te pare realitetin. Ne fakt disa zyrtare te BE jane kooruptuar fuqishem me parat tona te vjedhura nga qeveria.

  6. Sa lek ka hyr ne keto 30 vjet ketu do kishim nje zvicer. Po me ke ta besh vendin me injorant?! Injoranc e madhe.

  7. Eshte diçka e trishtushme per shume shqiptare por per disa té tjeter jo.Per té hyre ne Evrope na duhet shume pune té gjitha firmat e vogela apo té medha duhet té paguajne taksat fiskale. Dhe kjo gje ketu nuk behet sepse ska ligje.

    1. jo ore, tani fajin e paskan taksat..pse dne keto 6 vite eshte 3 fishuar barra fiskale, perse kane mbylluar mijera biznese, perse jane njerezit ne burg per nje kase..Rri o xpensionist e mbylle gojen e mos na trego taksat si lideri yt i ridhjere..

  8. Sëpari do të desha që vendimi i Këshillit të Europës të përputhej me kërkesën e Bundestagut gjerman për fillimin e negociatave me Shqipërinë, pasi ajo të ketë plotësuar 9 kushtet.
    E quaj hipokrizi politikën e cilitdo “bdërkombëtari” që për hir të stabilitetit në rajon, të vlerësojë tek Shqipëria disa “reforma” të qeverisë aktuale, që në fakt janë e kundërta e reformave demokratike e që e kanë shndruar këtë vënd në një sistem diktatorial monopartiak e kanë thelluar më shumë kriminalitetin.
    Plotësimi i atyre 9 kushteve të Bundestagut gjerman, do të mund të zgjidhte edhe krizën e rëndë politike në Shqipëri duke e kthyer opozitën në parlament .
    Sa i takon Francës, apo më saktë presidentit Macron, më duket i pamjaftueshëm argumenti i tij për pozitën e vështirë për tju a shpjeguar francezëve se si mund të pranohet në BE një vend që ka thyer rekordet e kërkesave për azil, pa e shoqëruar ate me një analizë më të hollësishme për gjendjen aktuale të Shqipërisë, siç ka bërë Gjermania.
    Në fakt në kritikën e tij për mënyrën e funksionimit të Komisionit Europian, ka disa probleme të cilat duhet të skjaroheshin. Nëese pretendohet reformimi i këtij Komisioni që ka funksionin e qeverisë së BE, duhej që kritikat të ishin konkrete edhe me shembuj.
    Tashmë është fakt i njohur që disa vite me rradhë, funksionarë të politikës së jashtëme të Komisionit Europian, dalin me raporte të dyshimta për “sukseset” e reformave të qeverisë Rama kur në fakt shqiptarët jo vetëm që nuk ja kanë parë hajrin këtyre reformave por këto të ashtuauajtura reforma kanë bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënin për ta afruar Shqipërinë me Europën.
    Ndërkaq , jo vetëm Franca, Hollanda apo Danimarka, por edhe qeveria gjermane e Bundestagu gjerman, me informacionet që kanë, janë të një mendimi krejtësisht ndryshe për performancën e qeverisë shqiptare. nga disa burokratë të Komisionit.
    E përmend shkarazi z.Macron se vlerësimet për përformancat e vendeve kandidatë për në BE, KE i ka bërë kryesisht me motive politike e jo bazuar mbi faktet e gjendjen aktuale të demokracisë e shtetit ligjor në këto vende, por duket nga mungesa e informacioneve më të plota që ka Gjermania, nuk është në gjendje ti artikullojë ashtu siç i bëri Bundestagu gjerman për Shqipërinë. me kushtet konkrete që formuloi.
    Që qëndrimet politike jo vetëm të shteteve më të fuqishme të BE, por edhe të SHBA, janë të ndikuara edhe nga problemet e politikës së tyre të mbrendëshme, kjo duket kjartazi edhe me qëndrimet e qeverisë amerikane.
    DASH në raportin e tij për vitin 2018 për Shqipërinë, dha një pasqyrë katastrofike për kriminalitetin e korrupsionin në Shqipëri duke e konsideruar këtë vendin e trafikut të drogës që ka depërtuar në të gjithë botën.
    Krejtësisht ndryshe , për “suksese” të reformave në Shqipëri, foli dje një zëdhënës i DASH.
    Cilin duhet të besojmë , raportin e DASH të fillimit të këtij viti, apo deklaratën e zëdhënësit anonim të DASH ?
    Aktualisht në SHBA ka filluar një fushatë e egër për zgjedhjet presidenciale e shoqëruar me hetimin e presidentit aktual për ta shkarkuar, apo akuzat të shoqëruar edhe me kërkesën për hetim për korrupsion të kandidatit të partisë demokrate. Pak a shumë përplasje të tilla politike ka pothuajse edhe në të gjitha vendet antare të BE, edhe në Britaninë e larguar prej saj.
    Kjo situatë e politikës botërore, të kujton thënien popullore që kur macet përleshen me njera tjetrën, mijtë festojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *